E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e biznesmenit, hetohet hakmarrja per vrasjen

Korce- Nje hakmarrje e vjeter dyshohet te jete motivi kryesor i plagosjes se biznesmenit korcar vetem pak metra larg shtepise se tij mbremjen e se henes. Ndersa u dyshua si autor nje pronar hoteli per shkak te hesapeve te vjetra, deri dje policia nuk kishte ndaluar apo shoqeruar ndonje person te dyshimte per krimin. Vetem dje policia doli me nje deklarate zyrtare ku pranonte ngjarjen dhe se kishte nisur hetimet, por nuk ka marre ende rrefimin e te demtuarit Dhionis Misho. Ky i fundit ka qene i denuar per vrasje ne bashkepunim po me thike para vitit 1990 dhe eshte liruar pas ndryshimit te sistemit diktatorial. Kjo eshte pista kryesore e policise, ndersa mendohet edhe nje konflikt i momentit i 50-vjecarit qe kishte dale nga nje lokal afer shtepise ne lagjen nr. 2 te Korces. Sulmi ndaj tij po hetohet si "vrasje me dashje e mbetur ne tentative". Pronari i nje lokali ne malin e Moraves, i njohur dhe me nofken "Niska", ka qene duke udhetuar me nje mjet tricikel tip i fundit, kur eshte plagosur ne periferi te qytetit, ne afersi te Kishes se Shen Thanasit. Ne afersi te vendit ku u plagos i demtuari ka edhe shtepine e tij dhe mendohet se ka qene duke u kthyer ne banese ne oret e mbremjes. Mjeket konstatuan tre plage ne trup dhe hemorragji. Sipas deshmive te grumbulluara nga agjentet, 50-vjecari Misho ka frekuentuar ate dite nje lokal ne dalje te qytetit te Korces. Nuk u saktesua nese ai ka konsumuar apo jo pije alkoolike, por konfirmohet qe ka qene i vetem kur po kthehej ne shtepi me mjetin e tij. Goditjet nga personat e paidentifikuar sipas policise, jane dhene ne krah dhe ne pjesen e barkut. Fale fizikut te fuqishem dhe me plaget ende te nxehta, Misho ka braktisur triciklin dhe eshte nisur drejt shtepise per ndihme. Ne nje lokal prane baneses mesohet se e kane lene fuqite nga hemorragjia dhe pronari i kafenese se bashku me nje shok te 50-vjecarit kane nderhyre per ta derguar ne spital. "Vetem te arrijme", mesohet se kane qene fjalet e te demtuarit, i cili u ka kerkuar te njohurve te tij qe ta dergonin sa me shpejt ne spital. Fale nderhyrjes mjekesore dhe kujdesit qe kane treguar mjeket e Korces, Misho ka qendruar ne jete edhe pse kishte humbur shume gjak. Burime spitalore thane se i kane dhene 8 qese me gjak te plagosurit me thike per shkak te hemorragjise se madhe qe ai kishte pesuar. Sipas te dhenave te para, Misho mbeti i plagosur ne krah ndersa perpiqej te mbronte fytyren nga goditjet, si dhe i eshte demtuar melcia dhe eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Sipas te afermve mesohet se Misho e ka kaluar rrezikun per jeten. Burime te policise se Korces thane se ende nuk kane ndonje autor te dyshuar per ngjarjen dhe nuk ka pasur te shoqeruar. Policia qe fillimisht deklaroi se plagosja e Mishos eshte kryer per hesape te vjetra, tha se po hetohet ne dy pista per zbulimin e autoreve. Nje nga keto pista eshte ajo e hakmarrjes ndaj 50 vjecarit dhe tjetra per ndonje incident te momentit me persona qe ai mund te kete ndeshur rastesisht ne periferi. Policia tha se Misho eshte denuar me pare per vepren penale te vrasjes. Nje ngjarje kjo qe ende mbahet mend si nje nga krimet me tronditese ne qytetin e Korces. Me shume se 20 vjet me pare, diku afer qendres, eshte vrare nje person dhe atehere per kete ngjarje u arrestuan nje grup shokesh ne moshe te re midis te cileve edhe Misho.

Denimi me vdekje i autorit

Nje prej te arrestuarve qe mori persiper kryerjen e krimit pa ditur ende se kishte vdekur personi qe plagosen, ne nje gjyq publik u denua me vdekje dhe kufoma e tij qendroi e ekspozuar per afro gjysme dite ne nje rrugice. Persona te tjere u denuan me burg, midis te cileve edhe Misho i cili perfitoi serish lirine pas vitit 1990.

3

Plage

Ka marre biznesmeni 50-vjecar Dhionis Misho, i njohur dhe me pseudonimin "Niska", gjate nje sulmi prane shtepise se tij ne Korce ndersa udhetonte me nje tricikel. Mjeket thane se gjendja per jeten ka qene kritike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›