Pierre Mirel: Integrimi i romëve kusht për në BE
Në ditën kur kanë mundësinë të bëhen pjesë e integrimit romët dhe egjiptianët përpara europianëve dhe ministrave shqiptar shprehin ato që kanë shqetësimet e tyre me emergjente. Ndërsa romët kërkojnë më shumë hapësira për tu arsimuar, egjiptianët kontestojnë procesin e censusit që sipas tyre i kanë ndaluar deklarimin e etnisë.
Ndërsa komsionerët europian do ti kujtonin edhe njëherë politikës se çështja rome dhe masat anti-diskriminim janë 1 nga 12 kriteret që duhet ti përmbush Shqipëria për tu integruar në familjen europiane.
"Ju e dini që përfshirja sociale e romëve është çështje europiane. Platfroma dhe një nga kushtet e intergimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Platformat europiane lidhen me politika të qarta të emigrimit. Qeveria dhe bashkitë duhet ta shohin me vëmendje çështjen e stehimit të romëve. Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe masat konkrete anti-diskriminim janë 1 në 12 kriteret për aplikimin e Shqipërisë në BE” ka theksuar Pierre Mirel, Drejtor në Komisionin Evropian.
Për komisionerin Pierre Mirel kjo është koha kur hedhja e fajit duhet të marrë fund, dhe sipas tij, vendi ka nevoja për masa konkrete ku në çështje rome këto lidhen me aksesin për arsim, sigurimin e strehimit dhe projekte për punësimin e tyre.