E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth në Fushë Krujë: Mbështesim arsiminin e romëve

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth ka qenë i pranishëm në qytetin e Fushë Krujës ku ka mbështetur projektin për arsimimin e fëmijëve romë. Gjatë takimit me kryetarin e bashkisë, Gjon Bardhi, prefektin e qarkut, Genci Alizoti, përfaqësues të tjerë të komunitetit rom në Fushë Krujë, Wollfarth është ka vlerësuar bashkëpunimin e vendorëve me njëri tjetrin, duke përbërë kështu një element kyç për zhvillimin e vendit. Ai i ka dhënë rëndësi edhe zhvillimin e arsimit, jo vetëm të komunitetit rom, por edhe të gjithë fëmijëve në Shqipëri, si një aspekt kyç që vendi të ecë përpara.
“Kam ardhur për të mbështetur shkollën rome në Fushë Krujë. Arsimi është element kyç për më shumë zhvillim dhe sukses në Shqipëri. Ne po ndihmojmë fëmijët rom në Fushë Krujë që ata të gjejnë rrugën e duhur në jetë. Ne jemi të lumtur që po i mbëashtesim me disa materiale për procesin mësimor me anë të disa fondeve. Arsimi për minoritetet, në këtë rast për fëmijët rom, është po aq i rëndësishëm sa për çdo fëmijë në Shqipëri. Ajo që shoh unë si sinjal pozitiv në Fushe Krujë është bashkëpunimi që ka kryebashkiaku, prefekti dhe kryetarja e këshillit të qarkut, gjë që tregon për një nivel të lartë të ndërgjegjësimit” ka theksuar Wollfarth.
Wollfarth ka vizituar ambjentet e shkollës për fëmijët romë, ku ka dhuruar disa kompjuter dhe elemente të tjerë për zhvillimine procesit mësimimor. Ai u shpreh i kënaqur për mikëpritjen dhe arritjet të Fushë Krujës, si një prej qyteteve që ka vizituar edhe ish presidenti i Amerikës, Georg W. Bush.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›