OKB, KS diskuton përKosovën, Zannier lexonraportin e Ban Ki Moon
NEW YORK- Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u mbajt seanca e rradhës për të diskutuar situatën aktuale në Kosovë. Në fillim të seancës, shefi i UNMIK, Lamberto Zannier lexoi raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.
Gjatë fjalimit së tij, Zannier foli për zgjedhjet e zhvilluar në muajin dhjetor, ku nuk u shënuan incidente por megjithatë duke iu referuar vëzhguesve ndërkombëtarë u shënuan disa parregullsi.
Zannier u ndal edhe tek raporti i raportuesit Dick Marty. Shefi i UNMIK bëri thirrje që ky raport për trafikun e organeve të merret seriozisht, ndërkohë që kërkoi nga Dick Marty që cdo dëshmi që posedon t’ia dorëzojë autoriteteve hetuese.
Zannier deklaroi se një prej problemeve kryesore në Kosovë është niveli i lartë i papunësisë dhe numri i ulet i investimeve të huaja në vend.
Serbia përfaqësohej në këtë takim nga ministri i Jashtëm, Vuk Jeremic i cili ritheksoi qëndrimin e Beogradit për të mos njohur pavarësinë e Kosovës. Jeremic u shpreh se deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është jo legjitime.
Megjthatë shefi i diplomacisë serbe u shpreh se Serbia dëshiron që dialogu me Kosovën të nisë sa më shpejt, pasi sipas tij ka shumë çeshjte për të diskutuar. Jeremic u përqëndrua te raporti i Dick Marty duke u shprehur se rapotuesit i Këshillit të Europës posedon shumë fakte mbi trafikun e bërë nga UCK-ja gjatë vitit 1999.
Kosova, në këtë seancë, u prezantua nga ministrja e Jashtme Vlora Citaku e cila bëri një rezyme të situatës aktuale në Kosovë dhe sfidave me të cilat është përballur vendi i saj gjatë këtyre muajve të fundit.
Citaku deklaroi se ishin Kosovaret ata të cilët vuajtën gjatë regjimit të Milloshevicit. Ministrja e Jashtme e Kosovës u shpreh se autoritetet Kosovare e konsiderojnë një supozim raportin e Dick Marty për trafikun e organeve në Kosovë dhe se e gjithë bota e njeh vuajtjen që populli i Kosovës ka kaluar gjatë regjimit të Milloshevicit.
(e.n/news24/BalkanWeb)