E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani mund të rikthehet në Palermo

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 11:30

Mosmarrëveshjet ndërmjet presidentit të Palermos, Maurizio Zamparinit dhe portierit
Salvatore Sirigu për vazhdimin e kontratës kanë detyruar klubin sicilian të fillojë kërkimet për një portier të ri.

Sipas medieve italiane, klubi nga stadiumi Renzo Barbera po mendon që në portë ta rikthejë Samir Ujkanin, të cilin e ka në pronësi të përbashkët me skuadrën e Novaras, që këtë sezon u ngjit në Serie A.

Portieri i Kombëtares shqiptare në vitin 2007 nga klubi belg Anderlecht ishte transferuar te Palermo, me të cilin ekipi zhvilloi vetëm një ndeshje në Serie A. Në vitin 2009 vushtrriasi u huazua te Novara, të cilën e ndihmoi që nga Serie C të ngjitet në elitën e futbollit italian. 23 vjeçarin me ngulm po e kërkon edhe Sampdoria. A0lternativë e Palermos është edhe portieri i Juventusit, Marco Storari, por italiani kushton shtrenjtë, plus ka një rrogë të madhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›