Takimi i G-20 objektivat dhe sfidat

Ministrat e Financave te grupit te 20-es takohen sot dhe neser ne France per te arritur nje marreveshje mbi nje plan per stabilizimin e ekonomise globale. Por ndarjet e medha mes vendeve te zhvilluara dhe atyre ne zhvillim mund ta bejne te veshtire gjetjen e nje emeruesi te perbashket. Takimi perballet me disa sfida.
Kontrasti mes rritjes se shpejte ne ekonomite ne zhvillim dhe rimekembjes se ngadalte dhe papunesise se larte ne shume vende te zhvilluara pritet te luaje nje rol te rendesishem ne diskutime ndersa ministrat e ekonomise nga grupi i 20 vendeve me te industrializuara mblidhen ne Paris. Ekonomisti Kris Uilliamson thote se dy jane sfidat qe pritet te mbizoterojne.
Se pari eshte mungesa e barazpeshes globale dicka e ditur tashme dhe ne vecanti suficiti i Kines dhe deficiti i Shteteve te Bashkuara. Se dyti sic eshte folur edhe me pare argumenti i artikujve baze dhe nese spekullimi per to duhet te ulet.
Nje debat ka filluar mes prodhuesve te mallrave baze dhe vendeve konsumatore mbi rregullat e propozuara qe kane si synim uljen e cmimeve ne rritje te ushqimeve.
Dhe ashtu si ne takime te tjera tensionet per bursen e kembimit mes Uashingtonit dhe Pekinit mbeten te larta.
Zyrtaret amerikane thone se Kina e mban te zhvleresuar me qellim monedhen e vet per te fituar epersi per eksportet. Por vende te tjera perfshire Brazilin i akuzojne Shtetet e Bashkuara se po bejne te njejten gje duke perdorur politiken monetare te zhvleresimit te dollarit.
Ekonomisti Stefan Shnajder i Deutche Bank thote se debatet e vazhdueshme i pakesojne shume shanset per nje kornize te re globale.
Mendoj se nuk do te jete nje perpjekje shume e suksesshme. Duhet pare qe kur takimi i 20-es u organizua gjate krizes se fundit globale te gjithe ishin ne nje objektiv te perbashket te gjithe donin te zmbrapsnin rececionin. Por qe atehere interesat kane ndryshuar shume.
Ndersa shume vende bien dakord se standarde te qendrueshme bankare dhe rregulla me te forta mund te parandalojne nje krize tjeter ka mosmarreveshje per menyren sesi duhet te monitorohen vendet.
Por ministrja franceze e ekonomise Kristine Lagarde thote se vemendja tek rimekembja dhe zhvillimi ekonomik ne gjithe boten eshte dicka per te cilen te gjitha vendet mund te bien dakord.
Vemendja do te perqendrohet tek permiresimi i sistemit nderkombetar monetar vendosja e transparences informacioni i duhur dhe rregullat e pershtatshme ne drejtim te mallrave baze dhe nenprodukteve te tyre. Do te kete te beje me zbatimin e rregullave financiare kudo ne menyren e duhur dhe te koordinuar.
Sesa koordinim dhe qendrueshmeri do te kete mbetet per tu pare. Megjithe objektivin e grupit te 20-es qe te nxjerre rregulla te reja per te balancuar ekonomine globale dhe parandaluar kriza te reja ekspertet thone se nje marreveshje