E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlin: Shfaqet "Falja e Gjakut"


Filmi "Falja e Gjakut", vepër e regjizorit amerikan Xhoshua Marston, ka përmbyllur garën për çmimin “Ariu i Artë” në festivalin në Berlin.

Filmi bën fjalë për historinë e dy të rinjve shqiptarë, Nikut dhe Rudinës, babai i të cilëve Marku është akuzuar për vrasje pas një mosmarrëveshje për tokën me një familje tjetër.

Sipas Kanunit, hakmarrja e detyron Markun të fshehet nëpër male, anëtarët e familjes së tij mbeten të ngujuar, ndërsa familja tjetër e vajton humbjen.

Çmimi “Ariu i Artë” ndahet të shtunën.

Marston e fitoi “Ariun e Argjendtë” në Berlinalen 2004, dhe është nominuar një herë për çmimin Oskar.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›