E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pike: Nata më e errët e karrierës. Rosell: Në fund të sezonit do të ketë ndryshime

Gerard Pike, njëri nga lojtarët më të dobët në të dyja ndeshjet gjysmë finale kundër Bajernit, mendon se Barcelona ka nevojë për ndryshime rrënjësore.

‘Kjo ishte nata më e errët e karrierës time si futbollist, përjetuam një mbrëmje me të vërtetë të vështirë. Në ndeshjen e parë ishim optimist, kërkuam të shënojmë të parët, por nuk ja arritëm, goli i parë i Bajernit na demoralizoi totalisht pastaj përfundimi ishte me të vërtetë i hidhur. Mendoi se ekipi ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Bajerni ishte favorit në të gjitha drejtimet’ deklaroi Pike.

Menjëherë pas deklaratave të mbrojtësit të qendrës së Barçës reagoi edhe presidenti i ekipit, Sandro Rosell, i cili deklaroi se në fund të sezonit do të ketë ndryshime dhe tani është shpejt për të folur për këto, tani është momenti për të siguruar titullin në La Liga

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›