Vilanova: Messi nuk ndjehej mirë, vendosa pasi fola me mjekun
SPANJË - Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova ka komentuar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Bajernit, lënien në stol të Lionel Messit.
‘Messi nuk ndjehej mirë, për këtë vendosa ta lë në stol. Ai luajti gjatë takimit të së shtunës kundër ekipit të Bilbaos dhe tregoi një gjendje të mirë fizike, por para ndeshjes kundër Bajernit nuk ndjehej mirë, pasi u konsultova edhe me mjekun e ekipit vendosa ta lë në stol. Edhe nëse do ta kisha aktivizuar, besoj se nuk do të na kishte ndihmuar në këtë takim, për shkak të formës jo të mirë fizike që po kalon, si rezultat i dëmtimit’, deklaroi trajneri i Barçës.
(ar.ku/BalkanWeb)