Pike nuk del nga shtëpia pa këshillat e Shakirës
Marrëdhënia mes këngëtares kolumbiane Shakira dhe mbrojtësit të Barcelonës, Xherard Pike, duket se është një dashuri e vërtetë. Gjatë një rrëfimi për mediat, Pike ka deklaruar se nuk del asnjëherë nga shtëpia pa u këshilluar nga e dashura e tij. Këshillat kryesore në fakt, kanë të bëjnë me veshjen e Pikes, i cili thotë se pëlqen që të vishet mirë.