E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat mendojnë për ushqimin më shumë se për seksin

Gratë përpiqen më shumë për dietat e tyre sesa për marrëdhënien. Ky është zbulimi i një ankete të fundit në Britani. Kështu, femrat mendojnë më shumë për ushqimin se për seksin.

Dhe, për çudi, 10 përqind e atyre që janë pyetur mendojnë se do ndjeheshin më fajtore po të devijonin nga dieta sesa po të tradhtojnë partnerin.

Arsyeja kryesore se përse gratë mbajnë një dietë është për të pasur një trup perfekt plazhi, ndërsa një në shtatë gra thotë se e bën këtë sepse e kanë tallur shumë për peshën.

54 përqind e tyre thonë se mendojnë më shumë për ushqimin sesa për seksin, ndërsa një e treta thonë se mendojnë më shumë për ushqimin sesa për partnerin e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›