Mëkatet e festës popullore më të madhe në botë (FOTO)
Ajo është festa më e madhe popullore në botë. Çdo vit 6 milion njerëz sulen në Mynih për Oktoberfest, festën më të madhe të birrës në botë. Festojnë, flirtojnë, pinë, urinojnë, bëjnë seks. Mëkatet në këtë festë, e cila po sos për këtë vit, nuk kanë të mbaruar. Në 13 ditët e para, policia thotë se ka arrestuar 492 persona, shumica e të cilëve vishen me rrobat tradicionale të Bavarisë. Akuzat kryesore: sherr, vjedhje dhe krime seksuale. Qindra të tjerë kurohen çdo ditë për helmim nga alkooli.






