Danezët do paguajnë tani një taksë për yndyrën
Danimarka është bërë vendi i parë në botë që ka nisur të aplikojë që nga dita e sotme taksën për yndyrën në ushqime. Nuk ka rëndësi a është gjalpë, qumësht, mish, pica apo ushqime të tjera të gatshme- që nga e shtuna në Danimarke do paguhet për çdo kilogram të ngopur me yndyrna 2.15 euro. Synimi i kësaj takse është që të mbajë banorët larg ushqimeve me yndyrë. Por si kanë reaguar njerëzit? Ka shumë nga ata që e quajnë një makth. Ata kanë boshatisur supermarketet ditët përpara se ligji të hynte në fuqi. Biznesmenët e prodhuesit janë po ashtu shumë të shqetësuar.