E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia-njujorkezeve: Do ju përdhunojnë nëse keni minifund

Femrat në një nga lagjet më liberale në SHBA, kanë mbetur të habitura kur policia i ka paralajmëruar të mos veshin minifund se i përdhunojnë. Policia u ka thënë se ato mund ti japin përdhunuesit një akses të lehtë me veshjet provokatike. Kjo këshillë ka ardhur pas të paktën 10 rasteve të pazgjidhura të përdhunimeve në këtë zonë që nga marsi. Por në Park Slope, që është i famshëm për të qenurit liberal e feminist, ka shpërthyer tërbimi. Grupimet e ndryshme thonë se kjo deklaratë është krejt e papërshtatshme. Është thënë se vajzat që janë përdhunuar kishin minifund. Kjo është e çuditshme. Mesazhi duhej të ishte: ja se si do ju mbrojmë, tha njëra prej tyre. Një 25 vjeçare madje u ndalua kur kishte dalë nga shtëpia dhe iu tha të shkonte të vishte diçka, pasi ajo ishte me minifund.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›