Pikëllim për viktimat e masakrës në Wisconsin

Për anëtaren e tempullit sish, Manpreet Kaur, homazhet me qirinj erdhën në një kohë me pasiguri të vazhdueshme.
Zonja Kaur mësoi për lutjen e përbashkët të organizuar me ngut në rrjetin social Facebook dhe erdhi së bashku me burrin dhe vajzën e saj.
"E vlerësoj mjaft atë që njerëzit po bëjnë këtu. Kjo tregon se jo të gjithë janë të këqij. Kemi një komunitet dhe këta janë njerëz që po japin mbështetje dhe gjëja e parë që vjen në mendje është sjellja e njerëzishme e jo feja", tha ajo.
Hekurpunuesi Randy Bryce iu bashkua pjesëmarrësve në ceremoni, duke mbajtur në duar pjesë të një tabele ku shkruhej "Wisconsini qan". Ai thotë se incidenti ishte për të po aq tronditës, sa edhe për anëtarët e komunitetit sikh.
"Nuk mund ta kuptoj pse dikush mund të futet ashtu në atë tempull. Sot, ata ishin duke festuar një lindje. Është një vend ku ushqimi shërbehet falas për këdo që shkon aty. Çdokush është i mirëpritur. Ata janë një popull shumë paqësor", tha Bryce.