Te paguhesh per te qene i papune

Xhon Kreniki, zëvendës president edhe për pak i General Electric, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jetë një nga njerëzit më me fat. Kjo për arsye se kompania i ka propozuar një pagë prej 89 mijë dollarësh në muaj në momentin që ai do të largohet nga posti I tij. Por vetëm nëse do të nënshkruajë një marrëveshje ku premton se nuk do të punojë për asnjë kompani tjetër konkurrente me General Electrik. Kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022. Kreniki nëse bie dalord nuk duhet të pranojë asnjë vend pune në asnjë kënd të planetit. Praktikisht në moshën 50 vjeçare dhe pas 29 vitesh karrierë tek General Electric, Kreniki ka siguruar një pension prej 1 milion dollarësh në vit për të paktën 10 vjet. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kompania i ka premtuar zëvednës presidentit të saj se do i japë një fond special pensioni pasi të ketë mbushur 60 vjeç. Por pavarësisht se marrëveshja kërkon që Kreniki të mos punojë për konkurrencën, kjo nuk do të thotë që ai të mos bashkëpunojë me kompani që nuk kanë aspak lidhje me sektorin ku vepron General Electric. Në këtë mënyrë meqë paratë nuk mjaftojnë asnjëherë, Kreniki ka pranuar të bëhet ortak nderi i fondit privat Klejton, Dubilier & Rajs duke filluar nga janari i 2013-ës. Kjo do të thotë që ish punëdhënësit i kanë siguruar dhe një vend të ri pune zëvendës presidentit. Duke filluar nga viti i ardhshëm, Kreniki do të merret me menaxhimin e punës përtej oqeanit të kompanive që drejtohen nga ky fond. Përveç pakënaqësisë që kjo zemërgjerësi ka shkaktuar tek aksionistët e kompanisë, ka shkaktuar dhe indinjatën e opinionit publik amerikan.