E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebelët sulmojnë radiotelevizionin sirian

Shpërthimi ndodhi në zyrat e drejtorisë së përgjithshme të radiotelevizionit zyrtar që nuk i ka ndërprerë programet pavarësisht gjendjes së rënduar.

“Një bombë shpërtheu në katin e tretë të ndërtesës së radiotelevizionit sirian duke shkaktuar të plagosur”, deklaroi ministri sirian i Inforcionit, Omran al-Zohbi.

Më tej ai akuzoi shtetet fqinje që janë kundër regjimit të Asadit si mbështetëse të këtyre atentateve.

“Ky atentat tregon se sa të pakët janë ata që mbështesin grupet që konspirojnë kundër Sirisë. Ata ndodhen në Katar, në Turqi, në Arabinë Saudite'', theksoi ai./Start/

                                                                                             2012-08-06 17:13
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›