E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri sirian largohet nga vendi

Qeveria siriane nuk po e mbështet më presidentin Bashar al-Assad. Kryeministri i vendit, Riad Hijab është shkarkuar nga detyra e tij sipas informacioneve të televizionit shtetëror sirian, dhe ëshët aratisur në Jordani me familjen e tij. Hijab, i cili kishte marrë postin në qershor, ka deklaruar se është bashkuar me rebelët për shkak të krimeve të luftës dhe të genocidit që po kryhet nga regjimi. Edhe ministry i financës është përpjekur të dezertojë por është arrestuar para se të kapërcente kufirin e vendit. Ndërkohë dhe tre funksionarë të shërbimeve secrete siriane kanë dezertuar duke gjetur strehim ën Jordani. Por edhe astronauti i parë sirian në hapësirë Muhammed Faris, është larguar nga vendi. Sipas këshillit kombëtar sirian, arratisja e kryeministrit të vendit tregon se qeveria dhe regjimi i Asad është drejt fundit. Ndërkohë që këshilli i ka uruar mirëseardhjen kryeministrit në radhët e opozitës, si dhe të gjithë funskionarëve apo civilëve që do të duan të bashkohen me opozitën. Sipas televizionit Al Xhazira ka shkuar në 14 numri i funksionarëve që kanë brakisur presidentin Asad. Ndërkohë në vend vazhdojnë luftimet. Në orët e para të mëngjesit një shpërthim i fortë në selinë e televizionit shtetëror në Damask ka shkaktuar më shumë se tre të plagosur. Në godinë në kohën e shpërthimit ndodhej dhe Ministri sirian i Informacionit. Ministri ka deklaruar se pavarësisht kësaj do të vazhdonte transmetimi, dhe nuk do të ishin aktet terroriste që duan të destabilizojnë vendin që do e ndalonin atë. Dhe në qytetin e dytë më të madh në vend Alepo rreth 20 mijë trupa të ushtrisë sirian vazhdojnë të përleshem me rreth 8 mijë rebelë. Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 40. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›