SHBA: Regjimi i Sirisë po shembet

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se “regjimi i Assadit po shkatërrohet nga brenda” dhe ka parashikuar se ditët e tij janë të numëruara.
Një ndihmës i Hijabit, që u largua së bashku me të, ka thënë se ai e kishte pagatitur për një kohë të gjatë ikjen e tij, pasi para dy muajsh Assadi i kishte thënë se duhet ta pranoj postin e kryeministrit ose “do të jetë i vrarë”.
“Për arsye sigurie nuk duam të informojmë për momentin vendndodhjen e kryeministrit, por së shpejti ai do të jetë në Katar”, deklaroi Muhammaed el-Etri, një zëdhënës zyrtar i opozitës siriane, që më pas lexoi një komunikatë të diktuar nga Hijab.
Përpara Hijabit, një nga diplomatët më autoritarë të vendit, Nawaf al-Fares, dezertoi dhe mbështeti në mënyrë publike kryengritësit.