Pikepyetjet e cmimit te naftes
NgaADRIAN CIVICI
U bene disa jave qe cmimet e naftes duket sikur nuk kane te ndalur. Duke filluar nga bursat nderkombetare te Londres dhe Nju Jorkut per te perfunduar ne pikat e karburantit ku cdo njeri e ndien konkretisht efektin e tyre askush nuk duket i sigurt ne stabilitetin e cmimit te tyre. Aktualisht nje ton nafte ne bursen e Londres shitet me 112 usd ndersa ne Nju Jork me 99 usd. Po kaq perpjete jane dhe cmimet ne Europe e Shqiperi. Ne shumicen e vendeve europiane nafta shitet ne distributoret e pakices me 1.33 euro ndersa benzina me 1.55 euro/litri nderkohe qe ne Shqiperi nafta po shitet me cmimin 162-170 lek/litri ndersa benzina me
175-190 lek/litri. mimet pothuajse po barazohen me pikun e tyre te vitit 2008 qe u konsiderua si nje nivel alarmant.
Mbas debateve e analizave me karakter politik apo gjeostrategjik per shkaqet e kesaj tendence te cilat ne nje fare menyre e zbuluan fajtorin tek evenimentet politike e sociale ne vendet e revoltuara kunder diktaturave dhe regjimeve autoritare ne Afriken Veriore Lindjen e Mesme apo gjirin Persik duket se erdhi koha e llogarive dhe pasojave ekonomike te rritjes se cmimit te naftes benzines etj. Ekonomistet me shume se kushdo po ngrene zerin e adresojne shqetesimet per efektet qe kjo rritje cmimesh mund te shkaktoje ne nivelin e rritjes ekonomike kostot e prodhimit dhe sherbimeve nivelin e inflacionit tronditjet sociale uljen e fuqise blerese dhe zhvleresimin e politikave te rritjes se pagave dhe pensioneve nevojen per rishikim te disa zerave te buxheteve apo disa politikave e nderhyrjeve publike etj. Po kerkohet nje reagim i shpejte ne drejtim te stabilizimit te tregjeve te hidrokarbureve negociatave me vendet prodhuese te OPEC-ut per te shtuar prodhimin e naftes zvogelimin e mundesive te spekulimit me cmimin e naftes qetesimin sa me te shpejte te situates ne Algjeri Libi Jemen Egjypt Bahrein etj. Por nderkohe politika dhe qeverite e cdo vendi kane ndezur sinjalet e alarmit dhe po kerkojne me shpejtesi marrjen e masave per te ndjere sa me pak efektet e kesaj tendence te rritjes se cmimeve ne raport me qytetaret e cdo vendi.
Qe prej krizes se naftes ne vitet 1970 ekonomia boterore ka njohur pese periudha te veshtira krize e recesioni te tilla si ato ne vitet 1974 1980 1990 2000-2001 dhe 2008-2009. Secila prej tyre duket se eshte paraprire nga rritja e cmimit te naftes pertej niveleve normale secila prej tyre ka korresponduar me ngjarje apo tronditje te medha boterore politike sociale apo ushtarake. Ne tetor te vitit 1973 ndodhi lufta ndermjet Izraelit dhe Egjiptit e cilesuar si lufta e Kippour-it dhe menjehere ne 1974 ekonomia boterore pesoi nje goditje te rende ne 1979 ndodhi revolucioni iranian nderkohe qe ne 1980 ekonomia boterore u trondit perseri ne 1990 ishte konflikti ne gjirin Persik dhe lufta Iran-Irak ajo qe e shtyu boten ne veshtiresi ekonomike ne vitin 2000 shpertheu flluska e internetit se bashku me tensionin e larte ne tregjet e energjise te provokuara nga kerkesa boterore e tejnxehur per nafte dhe se fundi ne 2008 si pasoje e rritjes se pershpejtuar ekonomike dhe kerkesave te larta per nafte te vendeve me ekonomi emergjente si Kina India Brazili Rusiaetj. shpertheu kriza e cmimeve jo vetem te hidrokarbureve por dhe ushqimeve e mjaft prej lendeve te para.
Ekspertet dhe analistet e cmimit te naftes dhe nenprodukteve te saj po i tremben faktit se ndoshta vala e revoltave te ashpra ne shume vende arabe prodhuese kryesore te naftes e ketyre dy muajve te fundit mund te shkaktoje te njejtin efekt negativ per ekonomine boterore. Aq me teper qe mbas entuziazmit te pare se demokracia po triumfon edhe ne keto vende po shihet se rruga e tyre drejt stabilizimit ekonomik politik e social eshte e gjate dhe me shume te panjohura. Rasti i Libise Jemenit apo ndonje vendi tjeter ka nxjerre ne plan te pare mundesine e konflikteve me arme dhe rrezikun e lufterave civile pa folur per ndikimin qe mund te kene ne Iran Siri Jordani Kuwait etj. keto evenimente.
Megjithate arsyetimi dhe logjika e mesiperme nuk ka efekte automatike te tipit shkak-pasoje. Se pari jemi akoma ne fillimet e nje procesi apo trajektoreje rritese te cmimit te naftes dhe eshte shpejt apo jo shume e sigurt se gjate javeve apo muajve ne vazhdim kjo rritje do te vazhdoje me kete ritem. Zerave pesimiste sic eshte rasti i institucionit financiar japonez Nomura qe parashikon se nqs Libia dhe Algjeria te cilat prodhojne 2.9 milione fuci nafte ne dite do ta nderprisnin prodhimin e tyre atehere cmimi i saj brenda nje tremujori mund te shkoje deri ne 220 usd/fuci i kundervihen parashikime me qetesuese qe besojne se Arabia Saudite dhe vendet e tjera prodhuese te naftes mund te vendosin me urgjence qe te shtojne prodhimin e saj dhe ta qetesojne tregun dhe ekonomine boterore. Shembulli me i mire per kete argument eshte qetesimi qe pati cmimi i naftes ne bursen e Nju Jorkut para disa diteve menjehere sapo Arabia Saudite deklaroi se po e shihte me seriozitet mundesine e shtimit te prodhimit te saj ne ditet dhe javet ne vazhdim.
Po keshtu mjaft analiste evokojne faktin se edhe ne vitin 2008 mbas cmimit te larte 140 usd/fuci te arritur ne gusht 2008 vetem disa muaj me vone cmimi i naftes ra ne 40 usd/fuci. Por kete radhe problemi vjen nga nje drejtim tjeter. Ne 2008 cmimi ra si pasoje e uljes se kerkeses boterore per nafte si shkak i krizes financiare globale qe topiti gjithe ekonomine boterore ndersa aktualisht jemi ne situate inverse kerkesa boterore sa vjen e rritet si pasoje e daljes se shume vendeve nga kriza. mimet me te mundshme qe evropianet presin ne ditet dhe javet ne vazhdim ne distributoret e tyre jane benzina ne intervalin 1.8-1.82 euro dhe nafta ne nivelet 1.6-1.65 euro. Ne ndryshim nga viti 2008 kur euro e forte qe kembehej me 1.55 usd ndikoi pozitivisht ne zbutjen e cmimit te naftes ne Europe apo dhe ne vende te tjera ku euro eshte shume prezente aktualisht kursi i kembimit nuk duket aq favorizues pasi euro kembehet me 1.38 usd.
Nga ana e saj FMN duket me optimiste kur eshte fjala te perkthimi ne recesion ekonomik te cmimit te larte te naftes. Sipas John Lipsky zv/drejtor i FMN-se ka pak te ngjare qe ne momentet aktuale cmimi i naftes te coje ne nje ndryshim substancial te perspektivave te ekonomise globale. Edhe gjate mbledhjes se Ministrave te Finances te G20 qe u mbajt te shtunen e kaluar ne Paris FMN u transmetoi pjesemarresve nje skenar sipas se cilit hipoteza me e besueshme ishte nje stabilizim i cmimit te naftes rreth nivelit 95 usd/fuci nderkohe qe ekonomia boterore pritet te rritet me 4.4 ne vitin 2011. Por nuk duket plotesisht e ketij mendimi Deutsche Bank analistet e se ciles megjithese nuk bejne avokatin e djallit perseri vleresojne se cmimi i naftes ne nivelet e sotme ose edhe me nje rritje te lehte te tyre mund ta fuse ekonomine boterore apo ekonomite e mjaft vendeve te vecanta ne nje faze kritike sidomos kur eshte fjala per koston e fatures se naftes ne PBB te cdo vendi. Me shume sesa niveli i cmimeve eshte kosto e naftes ne teresine e shpenzimeve ajo qe duket me shqetesuese. Ne kuadrin e nje PBB boteror prej 66000 miliarde dollaresh ne vit ne kushtet kur aktualisht konsumohen rreth 86 milione fuci nafte ne dite qe me nje cmim mesatar 100 usd/fuci perkthehet ne 3140 miliard usd ne vit qe do te thote baras me 4.7 te PBB/boteror. Nese cmimi shkon ne 120 usd/fuci atehere pjesa e kostos se naftes ne PBB/boteror do te shkoje ne 5.5 cka nenkupton nje barre te rende per rritjen ekonomike dhe eficencen e saj. Por dhe ne buxhetet familjare apo individuale efektet jane te konsiderueshme. Ne qofte se nje person ben mesatarisht 1200-1500 km/muaj me makinen e tij duke llogaritur nje konsum mesatar prej 8 litra/100 km atehere edhe nje rritje prej vetem 0.5 euro e cmimit te naftes apo benzines i kushton 50-60 euro shtese ne muaj apo 600-700 euro ne vit. E njejta llogari behet dhe per mjetet e transportit publik makinerite bujqesore prodhimi industrial bizneset qe perdorin nafte ne aktivitetet e tyre te perditshme etj.
Kjo eshte dhe logjika kryesore e analizes qe shume vende te botes po ndjekin per te verifikuar efektet qe mund te kete cmimi i naftes ne ekonomite e tyre perfshire ketu edhe parashikimet per ecurine e cmimeve te produkteve apo sherbimeve qe varen nga sasia dhe cmimi i naftes per ecurine e inflacionit direkt apo te importuar per efektet direkte apo ato te rangut te dyte per fuqine blerese sidomos te shtresave te varfra e ne nevoje per subvencionime te mundshme kompensuese per bizneset per rritjen e transparences ne funksionimin e tregjeve te hidrokarbureve dhe eliminimin e spekulimeve qe ne kohe te tilla lulezojne etj.