E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq dallget mbytin peshkatarin

/ /

Sipas policise Aleks Kociaj dhe Rinald Jaupaj qe te dy 24 vjec kane dale per peshkim pasditen e se martes rreth 1 milje larg bregut te detit ne zonen e Orikumit midis bazes se Pashalimanit dhe Karaburunit. Por papritur ka nisur te fryje ere e forte e cila krijoi dallge te medha brenda pak minutash. Nje dallge e madhe i ka gjetur ata ne befasi duke u permbysur varken me te cilen kishin dale per te peshkuar. Pasi barka i zuri nen vete dy te rinjte nga Orikumi jane gjendur ne mes te detit duke luftuar per jeten. Vetem njeri prej tyre Rinald Jaupaj arriti te shpetoje ndersa 24-vjecari Aleks Kociaj eshte perpire nga dallget. Ndonese kane kaluar me shume se 24 ore trupi i tij ende nuk eshte gjetur. Sipas deshmise se te mbijetuarit kur dallga i perplasi ata ne det per disa minuta kane luftuar se bashku duke tentuar te shpetojne njeri-tjetrin. Por deti vetem sa shtonte dallget duke e rrezikuar seriozisht jeten e tyre. Per nje moment Kociaj ka humbur dhe shoku i tij nuk mundi ta gjente me me sy. Jaupaj eshte detyruar te niset i vetem drejt bregut duke luftuar me vdekjen pa e ditur se cfare kishte ndodhur me fatin e shokut te tij. Pas shume perpjekjesh i riu mundi te dale ne breg. Pasi ka marre veten ate e kane pare disa kalimtare te cilet e ndihmuan duke e cuar ne spital nderkohe qe sinjalizuan edhe sallen operative per ngjarjen qe kishte ndodhur. Policia dhe polumbare mberriten ne vend dhe nisen kerkimet per gjetjen e 24-vjecarit Aleks Kociaj. Kerkimet ne zone vijuan per disa ore por pa mundur ta gjejne trupin e te riut. Ndersa i mbijetuari Jaupaj eshte cuar ne spitalin e Vlores per ti dhene ndihmen e nevojshme. Dje ne mengjes policia kufitare rojet bregdetare si dhe ajo e rendit rifilluan kerkimet por deri ne oret e vona asnje gjurme e tij. Pasi morem varken me motor rreth tre metra te gjate dolem ne det te hapur per peshkim. Kur shkuam afer zones midis Pashalimanit dhe Karaburunit moti u prish dhe deti nisi te trazohej. Brenda pak minutash dallget u bene te medha. Mbas shume perpjekjesh per te mbajtur drejtimin e varkes na u fik motori i saj. Ne mbeten ne meshire te fatit. U munduam ta drejtonim me lopate por ishte e pamundur. Nje dallge e madhe na permbysi. Per disa minuta u munduam te ndihmonim njeri-tjetrin por qe e pamundur. Aleksi me humbi nga syte nuk arrita ta dalloja dot me. Mendova se mbase dhe ai ishte drejtuar drejt bregut ndaj notova me sa fuqi kisha per te arritur token. Keshtu u shpreh per grupin e hetimit 24-vjecari qe i mbijetoi mbytjes.

VLORE/ QEMAL BIRAKU

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›