Pikërisht këta punëtorë i ka zili, ai që vjen me zakonin e përtacisë
Kam këtu në SHBA, mbi 13 vite. Është fakt që mjaft njerëz me “profesione rehatie”, në Shqipëri pavarësisht pagesës, këtu nuk i gjejnë ato përkedhelira. Këtu duhet PUNË, SHËNDET, dhe prapë PUNË, PUNË, PUNË. Pikërisht ata që punojnë kanë përparuar.
Nuk është si në Shqipëri që punonte kali dhe paguhej gomari. Nga dy-tre punë bëjnë shqiptarët punëtorë këtu. Njoh disa që ngasin kamionët ditën, lajnë pjata në restorant pasdite, e po atë mbrëmje punojnë në piceri. Pikërisht këta punëtorë i ka zili, dembeli që vjen nga Shqipëria me gjenin e dembelit. Në Shqipëri kanë përparuar më shumë pehlivanët, hileqarët, jo të ndershmit.