Studentët e mjekësisë në protestë për vendimin e fakultetit
Studentët e fakultetit të mjekësisë kanë nisur vitin e ri akademik me protesta. Ata kanë protestuar përpara godinës së fakultatit për shkak të vendimit të dekanit të këtij fakulteti se studentët që kanë tre provime të mbartura nga vitet e mëparshme kalojnë në stazh. Sipas studentëve ky vendim bie ndesh me rregulloren e Universitetit të Tiranës duke shtuar se ata kërkojnë që të kalohet nga viti i parë dhe i dytë në vitin e tretë me gjashtë provime të mbartura si dhe të liberalizohet numri i dhënies së provimeve të mbartura.
Një kërkesë tjetër e studentëve drejtuar dekanit të fakultetit të mjekësisë është që studentët të konsultohen para çdo vendimi n ë lidhje me fakultetin dhe të reformohet sistemi i informacionit.
Një kërkesë tjetër e studentëve drejtuar dekanit të fakultetit të mjekësisë është që studentët të konsultohen para çdo vendimi n ë lidhje me fakultetin dhe të reformohet sistemi i informacionit.