Rikthehet botimi i “Uliksi”
13/10/2009 Ky botim i tretë vjen i rishikuar, i riparë. Normale kjo për çdo përkthyes, studiues të tij. Këta vijojnë ende (si të ishte material rrezatimi radioaktiv!) të gërmojnë, gërmëzojnë e të na kallëzojnë, mbi atë çka thur polisemia verbale e polifonia xhojsiane; shpengimi i asociimit mendor, memories dhe fjalërimit ndër belbëzim dyfish e të njëkohshëm, nën magjinë e të folurit tok me të menduarit diç tjetër ndërkohë. Por, shpesh, edhe duke u marrë e marrosur me korpusin e tij si një gjithçka e përcaktuar, e paracaktuar. Pra, bashkësia e të tërës, të përgjithësisë me çikërrimat e rimat mes tyre, ku asgjë nuk shpërfaq ndonjë ngrehinë ose, më saktë, asgjëja bëhet qiellgërvishtës.
Meqë ra përsëri fjala, vetë Xhojsit i pëlqente ajo metaforë që përkthyesi frëng Valery Larbaud ngrehu për pjellën e tij, e “një qielli plot yje, që po ta vështrosh gjatë dhe këqyrësh me kujdes, vjen e bëhet më i bukur, saqë shfaqen yje të rinj e të paklasifikuar kurrë më parë”.
Vëllimi i parë poetik i Idlir Azizit shkrimtar, daton para se të zinte fill përkthimi. Ndërsa romani i tij e ka të shkruar qysh në titull: “një vrimë që hapet në realitet, zor se mbyllet”.
Në këtë fjalë, si botues i librit që në çdo trajtim leximi a feste për të, implikon pashmangshëm edhe përkthimin, kam rastin e shprehjes së nderimit të thellë ndaj përpjekjeve madhore të shqipëruesve të vyer, falë të cilëve kemi atë magji letërsie, nën maninë e gjuhës mëmë:
Ndre Mjeda, Fan Noli, Henrik Lacaj, Gjon Shllaku, Petro Zheji, Frano Alkaj, Mark Dema, Halit Selfo, Lazër Shantoja, Pashko Gjeçi...
Loja e mbrëmjes
Në krye të herës, Dedalusi i mitologjisë e pat pajisur birin Ikarus me krahë ngjitur dylli, për të flatruar kah dritës, drejt diellit e për në zenit të tij, në hapësirat ku njësh me dritën e zjarrtë, flatrat shkrijnë e mbesin pa voli dhe, kësisoj, pa kuptim.
Që të mbërrinte të folurën shqip, ishte Uliksi që do kërkonte tashmë haraç plot vite e rrugëtim përkthimi, përpara tyre të tjera net me shkrime e studime paralele mbi të. Dhe një shtëpi, mes artesh, enkas në pritje të atij shfaqebotim që ish taksur të bëhej kumbarë e bujtës honori edhe për të tjerë të ftuar nderi nga kumbi i letërsisë së madhe.
Vjen koha kur të ngjarat bëhen ngjarje, më tej kujtime. Jo për t’i dhënë ndonjë domethënie kushedi, por së paku për t’mos i tretur në pakuptim, gjej a shfrytëzoj rastin ta cek ndonjë prej tyre. Nuk është rasti për solemnitet, për më tepër këtu e në këtë libër, e kam parasysh. Por, më vjen mirë të kujtoj, tashmë, një ag dite të veçantë: atë mëngjes që po më çelej ndër një sy të skuqur të përkthyesit.
- Mbaroi! tha. Kaq! Nuk kam hasur më një çehre me njërin sy kaq melankolik, tjetrin hipokondrik, nën një pamje gjysmë dashnori e gjysmë gladiatori, a thua po humbte edhe Uliksin arketip homerik që bartim ndër vete, apo e kish sikterisur vetë me gjithë Joyce. Kaq e kishte! Sikur të bëhej fjalë për një kryeqenie imagjinare njëqindkokëshi. Me gjymtyrë, bishtra e zëra sirenash.
Pashko Gjeçi, prej të cilit kumbojnë e luajnë shqip dilema Hamleti, Fausti, por dhe Andromaka Racine, Atalia Chatobriand e vargje Leopardi në pritje botimi, përkthyesi kimerik që e kemi gjallë dhe s’po ia dimë pahanë, një ditë na rrëfeu sesi ishte ndjerë, kur posa përfundoi “Komedinë Hyjnore”. Të parat vargje, nga Kënga e Tetë në mos gaboj, i kishte nisur si lojë, një mbrëmje... kur qe veç dymbëdhjetë vjeç. ...Nuk i ka prekur më! Ashtu si i kemi edhe sot. Ndërsa, në fund të të fundmit varg, iu bë sikur at’çast, dikur ndaj të gdhirë, Poeti doli nga deriçka e strehës së përkthyesit, me tërë vitet që i rrinte mjeshtrit model, teksa ky e kthente dhe përkthente. Tha: M’u duk se Dante doli fill prej porte... dhe më la fillikat!
Kur iu lypsej ferri i këtij e kthyen përkthyesin në kryeqytet, dhe autoritetet i dhanë një autorizim strehimi, drejt së cilës ia grahu me të shpejtë, përgjëruar për një tavolinë pune dhe dritë. Mandej, një portë që kësaj radhe po hapej, por për çudi shtëpia brenda kishte njeri! Përballë iu shfaq idhulli, mësuesi i gjimnazit në Shkodër. Ai që i pat mëtuar letërsi, atij dhe përkthyesve të ardhshëm, tek u linte heshtas nga një libër poshtë bankës.
Mësuesi plak, gjendur gabimisht në shtëpinë e re, që në një copë letre me adresë i përkiste Pashko Gjeçit, quhej Pashko Geci... Dhe, ja, ngatërrimi prej një shkronje që i shtohej gjithë ngatërresës lesh e li, aneqark. Plaku i urtë bënte të merrte plaçkat, për t’u shkulur e shkuar aty ku i qe caktuar, ndërsa nxënësi e kish qafuar dhe s’e linte të bënte çap. Pastaj ndërruan fletushkat e paqarta e të ndotura të autorizimeve. Si trille xhojsiane keqkuptimi, të cilin ky na e quajti motor historie, apo si një lojë e thjeshtë fjalësh, të llojit Uncle Lear me unclear, si luante një lexues në letrën qëndisur Xhojsit dikur, duke e qesëndisur edhe me emrin Germ’s Choice.
Përkthyesi i Dantes, shkuar të nëntëdhjetat, vijon qysh asokohe jetën e qindit, mes mureve të dy dhomave të vogla fare, mu këtu pas dritares përballë, penxheres ndë ‘Shallvare’. “Komedinë Hyjnore” e kujton dhe reciton vetëm në origjinal. Së këndejmi, zgjedhim mbrëmjeve ndonjë varg shqip. Falë tij dhe për të, prej vargjeve me Parajsë.
Të mos e lëmë pa e thënë as këtë vogëlimë çasti prekës, të prekjes e shfletimit ndër duar të kopjes së parë të Uliksit prej përkthyesit të tij, muzgut në shtypshkronjë. Mërmërima, mbi kopertinën e pasme ku shpallej e plotë një fotografi e shkrimtarit shik e me bastun, tani vonë po më sillet si nën atë emfazë shpërthyese prej pavarësie e mëvetësie të madhe...! Ndoshta duket paksa patetike, por nuk ishte fjala për ta lidhur me gjëra patriotike. Tek e fundit, edhe kryevepra në fjalë s’është lënë pa e lidhur me politiken, ashtu si edhe të tilla përkthime s’ka pse ta kenë të huaj, as si përpjekje e as si rezultat, atdhetarinë. E kemi dhuratë nga Uliksi i irlandezit vizionin për ta kërkuar të madhen gjë, edhe ndër akte të vogla njerëzore.
Idlir Azizi e solli atë shqip përmes një udhe të gjatë, gati mbartur në kurriz si të ishte një kimerë. Prej njohjes e marrëdhënies sonë të hershme, shpresoj të shfaqem i besueshëm nëse them se: përkthimi i kumtit të Xhojsit është shkruar në kurmin e përkthyesit dhe lëkurën e tij. Empatia, ndoshta prej të qenit rast përkthyesi shkrimtar, pat rrëmbyer tërë qenien e njeriut që po përkthente shkrimtarin. Raporti i tij me të, mbet brenda një trekëndëshi të rrallë e kurioz për t’u këqyrur. I një studiuesi për shkrimtarin, përkthyesi kah tij, lexuesi mbi e ndenë të.
Ndaj, mes referencave të pafundme për Ulisses, qoftë si libri të cilit, e thënë si vulë T. S. Elliot, të gjithë i përkasim e askush nuk mund t’i shpëtojë, do e ndaja veçmas një përshtypje të gjallë, fare të thjeshtë, por pa ekuivok, shpenguar e sjellë në bisedë të sotme prej përkthyesit shqip të veprës: “Librat si ai kanë rëndësinë e madhe, edhe vetëm prej faktit se ekzistojnë. Dhe kjo ekzistencë iu mjafton totalisht”.
Një përcaktim ky mbi një vepër totale, sa përmbyllës e për në sirtar, aq edhe i çelur si sipar. Mund ta kërkoja me mendje të kësaj qenësie, në lloj-lloj shtampa eterike që hyjnë në kokë: herë si ex-istentia, pra duke u nisur nga diç tjetër, ashtu si ‘arti i ngrehur mbi artin’ me të cilin e përmes Xhojsit nis era e modernitetit, herë si barazi e ekzistencës me përsosmërinë, apo dhe rrjedhur prej idesë absolute të saj; ose-ose nëpër filozofi antike Platoni a Plotini, madje i dyti mund t’i qaset me paraqitjen e tij të ekzistencës si procesi i ndryshimit të rrjedhës së gjërave, e që shpie në shprishje të hyjnores. Prej këtej, mbase dhe kah ç’ mitizimit, edhe ky element bazik i veprës. Janë përqasje në ekzistencë e konstatime që i rrinë dhe Xhojsit, pse jo! Ndoshta, ngase s’ka gjë që nuk hyn në universin e tij të paanë.
Por ama, besoj se ajo fjali e përkthyesit, si e hedhur tej për t’mos u zgjatur, do t’i shkonte vërtet për shtat një vepre grykësie makute, që kullufit gjithçka dhe gjithaq pranon tërë ç’ mund të thuhet për të. Pra, shpallja nga ai këndvështrim i ekzistencës si fakti i thjeshtë i të qenit. Jo thelbi, jo përkufizimi e kufizimi i saj, dhe as analizimi.
Një tjetër natë loje filologjie e hareje fjalësh ndaj të gdhirë, edhe këtë po e tregoj, dëgjoj Idlirin të thotë: më vjen të zgjoj Fineganët! Ca ditë më parë, kur tha se donte të përkthente Finnegan’s Wake, simfoninë e ndërprerë e të pafund Xhojsiane, pata bërë sikur s’dëgjova nga veshët. Kishte folur përpara, me kohë dhe gjatë për të, sa atë ditë në të zbardhur të ikja i pataksur. Ndërsa, në mbrëmje, do kem thënë që mbase nuk duhej as ta mendonte këtë, të paktën n’atë kohë, dhe se na duheshin libra e jo gjëra që s’duan vetë të jenë të tillë. Joyce nuk na kallëzon gjëra, ai na shërben vetë gjënë. E pat thënë qartë miku i tij, i çuditshmi Samuel në pritje të Godosë. E dinte që për Joyce-in nuk kishte pikë ndryshimi mes rënies së një gjetheje dhe rënies së Satanait...
Është një libërth, ku shpallet intervista titulluar “The Game of Evening” dhe ku Xhojsi, tek diskutojnë me përkthyesin e tij çek, poetin e botuesin Hoffmeister, mbi pjesën Anna Livia Plurabelle, i bën të qartë veten si dhe mundin e atyre që do merren me të: “Mendoj se do t’ju lypsej më shumë se një jetë për këtë. Mister Joyce i shpik fjalët që përdor, nëse mundet të quhen ende fjalë ...Nuk dua të jem i përkthyer, dua të mbetem siç jam, thjeshtë i shpjeguar në gjuhën tuaj. Ju lë çdo liri të mundshme në transformimin e fjalëve. Po besohem tek ju. Në vendin tuaj ka shumë lumenj...”.
Kushedi! Gjëra që ndodhin janë edhe ato që ngjasin mjaft rrallë. E thënë së fundi e sërish me Xhojsin, domosdoshmëria është ajo gjë, sajë virtytit të së cilës është e pamundur që diçka të jetë ndryshe. Dhe, më tej: Është e mundshme t’i tretësh lumenjtë në fjalë të gjallë, siç ishin në krye të herës, kur Zoti qe Fjala.