Pronat e ish-pronarëve, gati kompensimi financiar
13/10/2009 Sipas ligjit, afati zyrtar është jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrimit të kërkesës
AKKP-ja ka afat deri në mes të këtij muaji për të shqyrtuar kërkesat për kompensim të ish-pronarëve. Sipas ligjit për kompensimin dhe kthimin pronës, afati zyrtar është jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrimit të kërkesës. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës deklaroi se do ta përfundonte këtë proces brenda shtatorit, por kompensimi financiar ende nuk është bërë për shkak të vonesave në verifikimin e dokumentacionit të dosjeve të depozituara. Dorëzimi i materialeve nga kërkuesit ka nisur më 15 qershor 2009 kur u hap zyrtarisht procesi i pranimit të kërkesave për kompensim financiar për subjektet e shpronësuara dhe/apo trashëgimtarët e tyre ligjore, të cilët plotësojnë kriteret dhe kushtet e parashikuara nga vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 487 për përcaktimin e rregullave dhe kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit, të pronarëve në të holla për vitin 2009”. Ky proces ka vijuar për 30 ditë, pra deri më 14 korrik 2009. “Zyra e AKKP-së në qendër shqyrton kërkesën për kompensim, jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrimit të saj. Në rast se zyra e AKKP-së në qendër e ka të pamundur të vendosë brenda këtij afati, ajo njofton subjektin e shpronësuar dhe, me vendim të arsyetuar, mund të shtyjë afatin për një periudhë jo më shumë se 30 ditë”, - theksohet në nenin 17 të ligjit.
Fondi
Për ndarjen e 600 milionë lekëve për këtë vit janë në garë 521 persona, ndërsa numri i përfituesve do të varet nga data e vendimeve të dhëna nga Agjencia e Pronave dhe nga vendndodhja e pronave që kërkohet të kompensohet. “Sa më shumë aplikime të jenë nga Tirana, aq më pak përfitues do të ketë, sepse gjithçka varet nga çmimi i tokës. Nëse sipërfaqet që do të kompensohen do të kenë çmim të lartë atëherë numri i përfituesve do të ulet”, - ka theksuar Elvis Çefa, kreu i AKKP-së. Sipas vendimit për kompensimin, subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur e gjitha për kompensim, do të kompensohen sipas radhës kronologjike të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit, vetëm nëse nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme, nga kthimi fizik i pjesshëm i pronës, nga e drejta e parablerjes dhe nga zbatimi i ligjit nr. 7501. Në rastin e vendimeve, të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi do të merret numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone. Kompensimi të bëhet vetëm për deri 200 m2 të sipërfaqes truall, të caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës, që kompensohet.
Neni 17
Afati
2. Zyra e AKKP-së në qendër shqyrton kërkesën për kompensim, jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrimit të saj. Në rast se zyra e AKKP-së në qendër e ka të pamundur të vendosë brenda këtij afati, ajo njofton subjektin e shpronësuar dhe, me vendim të arsyetuar, mund të shtyjë afatin për një periudhë jo më shumë se 30 ditë.
Kërkesa e subjektit të shpronësuar depozitohet drejtpërdrejt në institucion apo nëpërmjet postës dhe evidentohet në regjistrin e protokollit të institucionit. Subjekti pajiset me vërtetimin e regjistrimit të kërkesës.
I njëjti afat dhe e njëjta procedurë është e vlefshme edhe për shqyrtimin e kërkesës për njohje pronësie pranë zyrës së AKKP-së rajonale.