Piktorët, Kadillari, Kasa, Karanxha dhe Kalaja ekspozitë kolektive
Kete herë janë bashkuar tre piktorë në një ekpozitë peisazhi, e cila sjell ngjyra dhe kolorit të plotë. Agim Kadillari, Sadik Kasa, Roland Karanxha dhe Ikbale Kalaja kanë hapur ekspozitën e tyre kolektive. Mbizotërojnë peisazhet dhe pamjet e lira, të cilat vijnë përmes vajit mbi akrelik, por qe natyrisht dikush përdor dhe teknika dhe materiale të tjera. Janë një grup punimesh që sjellin natyrën shqiptare, jetëm e përditshme të familjeve tona dhe pamje anvisash plot ngjyra dhe kolorit. Ekspozita ka për synin të sjellë në mëtropolin shqiptar një grup artistësh, të cilët dhe pse nuk jetojnë në Tiranë, përfaqësohen denjësisht në të me punët e tyre artistike. Sjellin teknika dhe materiale të ndërthurura në mënyrë vërtetë profesionale. Ekspozita që bashkoi bashkë profesionistët e pikturës Agim Kadillari, Sadik Kasa, Roland Karanxha dhe Ikbale Kalaja do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 25 dhjetor.