Piktori Agim SUlaj vjen me ekspoziten "Enderrimtari"
Nje koleksion prej rreth 25 punimesh ne vaj te piktorit te njohur Agim Sulaj, te cilat si gjithmone i referohen femijerise, do te prezantohet nga data 6- 24 mars ne mjediset e Galerise Kombetare te Arteve ne Tirane. Artisti Sulaj qe jeton dhe punon prej vitesh ne Itali rikthehet ne Tirane pas suksesit te ekspozites "Libri i Historise", e inauguruar ne GKA ne nentor 2004. Kete here ekspozita e tij titullohet "Enderrimtari", titull te cilin e mban dhe nje nga 25 punimet, te trajtuara ne nje menyre hiper-realiste. "Zgjodha titullin e nje tabloje te kesaj ekspozite duke iu referuar endrres, e cila na ndjek dhe e ndjekim ne cdo hap. Cdo deshire per t'i shpetuar varferise shpirterore dhe rendomtesise se jetes nuk eshte gje tjeter vecse realizimi i nje endrre", thote piktori Sulaj.
Punimet qe pritet te prezantohen ne GKA i takojne krijimtarise me te fundit te piktorit Sulaj dhe disa vijne nga fondi i galerise mjaft te njohur "Forni" e Stefano Fornit ne Bolonje. Nje veper vjen nga Franca, ku ka qene e ekspozuar ne Fieren e Artit "Triptique", qe u mbajt nga 13 tetor-18 nentor te vitit 2007. Pjese e ekspozites se tij do te jene dhe vepra te ekspozuara ne konkursin e njohur per cmimin " Michetti 58", te cilat do te jene te shoqeruara me kataloget e ketij konkursi. "Ne kete menyre dashamiresit shqiptare te artit do te kene mundesi te shohin dhe vepra te mjeshterve te tjere boterore te piktures si Luciano Ventrone, Baltus, Mitoraj, De Chirico, Odd Nerdrum, Sandorfi etj", tha piktori Sulaj.
Ne nje kend te vecante do te ekspozohen dhe veprat me te cilat piktori Agim Sulaj eshte nderuar me cmime ne konkurse boterore te Karikatures si ne Gjermani, Kosove, Amerike, France, Belgjike, Turqi, Iran, Itali, etj. Krijimtaria ne karikature i perket periudhes nentor 2006 dhe janar- shkurt 2008 dhe disa prej tyre jane publikuar here pas here edhe ne shtypin shqiptar. "Do te jete nje konfrontim mjaft i kendshem me publikun e gjere artdashes te Shqiperise dhe jam i emocionuar si gjithmone kur vij ne vendin tim", pohon piktori i njohur Agim Sulaj.