Liceistet e "Jordan Misja", ne orkestren nderkombetare
Liceu Artistik "Jordan Misja" ne Tirane ka vite qe ka vendosur marredhenie te shkelqyera bashkepunimi me orkestren rinore boterore dhe ate japoneze. Ne vazhden e ketij bashkepunimi, ne datat 28 deri me 31 mars 2008, ne Prage do te mblidhen grupet e orkestres rinore per te dhene shfaqje muzikore. Kjo veprimtari, ne te cilen eshte ftuar edhe nje trupe muzikore nga Shqiperia, organizohet nga orkestra muzikore boterore. Ne perberje te orkestres muzikore rinore shqiptare do te jene dy instrumentiste dhe nje dirigjent. Tre te ftuarit shqiptare jane dy nxenese te shkolles artistike "Jordan Misja" dhe drejtori, Xhovani Luci, qe eshte njeheresh edhe dirigjent.
Prania e pales shqiptare ne kete aktivitet te permasave boterore per te rinj u mundesua ne vijim te forcimit te marredhenieve te bashkepunimit midis orkestres rinore boterore e japoneze dhe asaj te Liceut Artistik. Shfaqja do te zhvillohet ne sallen "Smentana", qe mban emrin e nje prej kompozitoreve te degjuar ceke, ne Prage, e cila eshte nje nga me te famshmet per aktivitetet muzikore te kesaj natyre. Sipas drejtorit te "Jordan Misjes", Xhovani Luci, ne ftesen e derguar per te marre pjese specifikohet se do te kete pjese te ekzekutuara nga te rinj te talentuar dhe dirigjente prej shume shteteve te ndryshme dhe nga kontinentet e Azise, Amerikes dhe Europes.
Kenaqesine per te ekzekutuar ne sallen me te famshme te kryeqytetit cek me 30 mars 2008, do ta kene edhe dy nga talentet e Liceut, Gilmana Bruzi dhe Adriana Gruja, qe do te luajne perkatesisht me instrumentet e violes dhe te violoncelit. Programi permban ekzekutime pjesesh te ndryshme klasike te autoreve me te mire boterore. Vitin e kaluar orkestra rinore e shkolles artistike "Jordan Misja" dhe ajo japoneze, i konkretizuan marredheniet mes tyre me shfaqje muzikore te ndersjella ne te dy vendet.