E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen ne Tirane Monodrama "Legjenda e pianistit"

Monodrama "Legjenda e pianistit", kryevepra e dramaturgut te njohur italian, Alessandro Baricco, do te shfaqet ne te premten ne Tirane ne ambientet e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve si nje iniciative personale e titullarit te ketij dikasteri, z.Ylli Pango. Me regji dhe interpretim te Dritan Boricit, interpretuar ne piano nga Genti Rrushi, qe ka perzgjedhur muzike nga te gjitha rrymat muzikore, mes te cilave edhe Jazz e Bluz, per gjate 1 ore e 20 minutave mondrama do te shfaqet per nje publik te zgjedhur.
E vene ne skene pak kohe me pare ne Teatrin "Bylis" te Fierit ajo pershfaq kohen mes dy luftrave boterore (viti 1930 ) kur nje anije transoqeanike me emrin Virxhinia, bente rrugen midis Evropes dhe Amerikes. Anija luksoze transportonte miliardere dhe emigrante, qe shkonin ne boten e endrrave. Por brenda kesaj anije njerezit peshperitnin se bashke me ta ndodhej edhe nje pianist i jashtezakonshem, i afte per te prodhuar muzike te mrekullueshme, te padegjuar kurre me pare. Forca e kesaj vepre qendron ne faktin se ajo arrin te jape egoizmin e shfrenuar njerezor, qe mbyt edhe talentin lindur ne nje anije... Monodrama jep cinizmin e botes dhe te miliardereve kokebosh perballur me talentin e varfer. Ne kete kuptim, ne menyre krejt te paster, "Legjenda e pianistit", eshte nje nder veprat me te mira te autorit italian, dhe nje nder me interesantet e viteve te fundit.
Alessandro Baricco ka lindur me 1958, ne Torino,(Itali) ku edhe ka themeluar shkollen e shkrimit krijues Holden. Ka botuar dy libra me teme muzikore, "Gjeniu ne ikje, Mbi teatrin muzikor te Rosinit", 1998, dhe "Shpirti i Hegel-it e lopet e Eisconsin-it", 1993. Ai ka botuar edhe romanet Keshtjella zemerimi, 1991; Oqean det, 1993; Pasthenien e Zemer erresire te Joseph Conrad, 1995; Mendafsh, 1996; City, 1999; Pa gjak etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›