"Socializëm, por më i butë"
Të jesh bija e Raul Kastros do të thotë të mund të thuash pa e vrarë mendjen: "Duhet hequr leja e daljes nga Kuba; hotelet nuk duhet t‘u rezervohen vetëm turistëve; duhet lejuar në vend çdo lloj pajisjeje elektronike...". Sipas saj, "sigurisht ka pasur kufizime të nevojshme, por që mund të hiqen me t‘u shfaqur çasti i duhur". "Debate me tim atë? - rrëfen - Shumë dhe që kur kam qenë fëmijë. Mbi gjithçka të mundshme: që nga mënyra si duhet shtruar tavolina e ngrënies, deri te çështjet delikate politike". Por, për sa u përket çështjeve thelbësore "sot është aleati im i ngushtë".
Quhet Mariela Kastro Espin dhe është fytyra e gjallë e socializmit kuban. Mbesë e Fidel Kastros, e dyta ndër fëmijët e Raulit. Tregon se kur ishte e vogël lexonte Haidin dhe shton se "mamaja më dha një libër mbi Leonardo da Vinçin, që më pëlqeu pa masë". Ndërsa librat e dhuruar nga i ati, i cili, sipas vajzës, pëlqente shumë filmat e Çarli Çaplinit, zakonisht mbeteshin të palexuar nëpër rafte.
Sot është 45 vjeçe dhe ka tre fëmijë. Me profesion është seksologe dhe është e përfshirë thellë në lëvizjet për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve e transeksualëve. Drejton qendrën kombëtare për edukim seksual "Cenesex", shkruan libra mbi moshën e pubertetit dhe ka një pasion të zjarrtë për aktorin italian Roberto Beninji: "Adhuroj filmin e tij ‘Jeta është e bukur‘, por edhe atë vetë si njeri. Do të më pëlqente shumë që ky mesash të mbërrinte në veshët e tij...". Në përgjithësi i pëlqejnë shumë filmat e autorëve të mëdhenj italianë.
Kjo ndodh pasi bashkëshorti i dytë është fotograf i lindur në Palermo: "Italianët e kubanët janë meshkuj të vërtetë. E njëjta kulturë latine". Duket se e njeh mjaft mirë vendlindjen e të shoqit: "Ah, Davidi i Mikelanxhelos. Do të më pëlqente që socializmi kuban të ngjasonte me rilindjen italiane, një rilindje në gjithë kuptimin e fjalës; ajo që i ka munguar përvojës së aplikimit të socializmit". Tani ndodhet aktualisht në Itali (ku u realizua edhe intervista) me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Librit për Fëmijë, që do të hapet më 31 mars në Bolonjë. Aty do të prezantojë edhe librin e vet të fundit mbi periudhën e pubertetit.
Nga lind gjithë ky interes mbi këtë temë?
Në Fakultetin Pedagogjik u mora gjatë me moshën parashkollore. Ime më, Vilma (pioniere e mbrojtjes së të drejtave të gruas në Kubë, e ndarë nga jeta në vitin 2007), prej kohësh ishte aktive në lëmin e edukimit seksual. Me kalimin e kohës u përfshiva edhe unë.
Qendra juaj ka arritur objektiva që do t‘i ëndërronin edhe shoqatat më të rëndësishme të këtij lloji nëpër gjithë botën, siç është garantimi i kurimit hormonal nga shërbimi shëndetësor publik. Çfarë pengesash keni hasur gjatë kësaj rruge? Mund të thuhet se Kuba është vend me mentalitet të mbyllur?
Do të thosha se kubanët janë disi të mbyllur ndaj këtyre temave, por nuk janë agresivë. Nuk është bërë kurrë fjalë për të vrarë apo për të rrahur për shkak të të qenit homoseksualë, siç ndodh në Evropë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjërat kanë qenë disi më të vështira rreth viteve ‘60-‘70, është e vërtetë, por bëhej fjalë për një çast kur homoseksualizmi refuzohej në gjithë botën. Më pas, me njohjen e të drejtave të grave, u arrit edhe njohja e orientimit të ndryshëm seksual.
Çfarë mendon babai juaj mbi aktivitetin që kryeni? Ju këshillon?
Para shumë vitesh, gjatë një kongresi të grave të Kubës, babai pranoi publikisht se mamaja e kishte ndihmuar shumë për të ndryshuar mentalitetin. Që edhe unë e kisha ndihmuar shumë në këtë kuadër... më këshillon gjithnjë të veproj ashtu siç vepronte dikur mamaja: me kujdes, respekt dhe dhembshuri. Këtë kam bërë edhe unë.
Çfarë Presidenti do të jetë babai juaj? I parë nga Evropa, në krahasim me të vëllanë, duket se jep shenja hapjeje. Në fjalimin e marrjes së postit të Presidentit foli për reformë financiare dhe heqjen e kufizimeve...
Në Kubë ndryshimet ndodhin që prej një janarit të vitit 1959. Është Evropa ajo që nuk di t‘i vërejë. Kuba është vend revolucionar, në ndryshim të pandërprerë. Ndryshimet e kësaj periudhe nuk varen nga ndërrimi i Presidentit. Fideli vazhdon të jetë komandanti dhe të gjitha vendimet merren me dijeninë e tij.
Por, gjithsesi, bëhet fjalë për dy liderë të ndryshëm nga njëri- tjetri...
Sigurisht, kanë personalitete të ndryshme. Fideli mban fjalime të gjata, të thella, filozofike. Im atë është më i prerë, fjalimet e gjata e bëjnë nervoz. Fideli mban parasysh qëllimin përfundimtar, nuk e lë për asnjë çast pas dore vizionin strategjik. Babai e transformon në realitet të prekshëm, në hapa të përditshëm. Plotësojnë njëri-tjetrin.
Që nga çasti i sëmundjes së Fidelit, në qershor të vitit 2006, duket se vendi po sheh shfaqjen e opinioneve të ndryshme. Mos po hapet vendi ndaj kritikave?
Ne kubanët jemi shumë kritikë ndaj Kubës! Nuk është e vërtetë që nuk ka liri shprehjeje! Ndoshta tani, më shumë se më parë, njerëzit mendojnë se opinioni i tyre meriton vëmendje dhe kanë nisur të flasin. Edhe unë e konsideroj të drejtë kushtetuese mundësinë për të shkuar në hotel (skandali mbi këtë temë u ndez nga një student), për të blerë kompjuter apo pajisje moderne elektronike. Mendoj se është e drejtë të mos të duhet më një leje e posaçme për të dalë jashtë kufijve të vendit. E rëndësishme është që në Kubë ekziston vullneti politik për njohjen e gabimeve, si edhe vullneti për të ecur përpara pa hequr nga vëmendja njeriun dhe nevojat e tij thelbësore. Hapësira për të diskutuar e propozuar është brenda kornizave të socializmit. Pjesa më e madhe e kubanëve duan që të vazhdojnë të jetojnë nën socializëm, por që sistemi të drejtohet më mirë. Si çdo vend tjetër, duhet të gjejmë rrugën tonë..."