Piktura e Pikasos shitet 13 milion dollarë
Një kryevepër e Pikasos, e cila nuk ishte parë në publik për më shumë se katër dekada, është shitur në ankand për rreth 13 milionë dollarë. Piktura Tete de Femme (Jacqueline), portret i gruas së dytë të artistit spanjoll, pritej të shitej më pak se gjysma e çmimit që mori në ankandin në Londër. Piktura e kompletuar në 1963, nuk ishte parë prej vitit 1967, dhe për afro 30 vjet ka qenë në të njëjtin koleksion. Pikturat e Pikasos, një nga artistët më të rëndësishëm
të shekullit XX, normalisht kanë çmime të larta në ankande dhe punët e këtij piktori spanjoll shfaqen tri herë në listën e 10 pikturave më të shtrenjta në botë të të gjitha kohërave. Piktura më e shtrenjtë e tij është Djali me llullë, e cila është shitur me vlerën 104 milionë dollarë në vitin 2004. Pikaso ishte një artist tepër krijues. Kur vdiq në moshën 91-vjeçare në vitin 1973, ai la pas 1900 piktura, 3200 vepra qeramike, 7000 vizatime, 1200 skulptura dhe 30000 skica.