E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngëtari Xhani Shqerra personazh i "Almanak"

Nje komb duhet ta vere veten ne diskutim kur nuk u le hapesira te rinjve te talentuar  qe shkojne kundra rrymes. I tille eshte personazhi qe mbizoteron minutazhin ne emisionin Almanak, nje artist i ri qe me kengen e tij “Pa fund” ka suprizuar te gjithe dashamiresit e artistit te vertete. Xhani Shqerra  sapo ka hedhur ne tregun muzikor klipin e tij te realizuar ne bashkepunim me producentin e talenteve italiane Michele Fischieti. Eshte vetem 25 vjec por zoteron nje pjekuri profesionale mahnitese te rralle dhe per tu patur zili edhe nga artiste me pervoje dekadash ne Shqiperi.

Kete pjekuri e perligj singelli i tij me i ri me titullin “Pa fund” qe
se pari ka vendosur ta intepretoje ne shqip. Xhani prej vitesh jeton ne
Itali ku suksesin  e tij e ka ndare mes botes se modes dhe asaj te
muzikes por  ne Almanak do te ndalemi gjate ne kengen e tij “Pa fund” te
cilen e ka realizuar ne bashkepunim me producentin e talenteve
italiane. 

Videoklipi thyen cdo tabu.....nuk shfaq imazhin e artistit as ndonje
portret femeror...... i ngjashem me imazhet e filmit Avatar.....ai na
con thuajse ne nje dimension tjeter ate te lirise shpirterore te cilen
ne te perditshmen tone ne e leme ne harrese. Ai buzeqesh kur ne e pyesim
se pse ka marre persiper nje risk te tille te mos shfaqe imazhin e tij
ne nje klip qe eshte i pari..Ai e ka e ka shume te qarte udhen qe do te
ndjeke si artist …ai shprehet se une prezantoj punen dhe konceptimin tim
artistik dhe dua qe publiku te afeksionohet pas krijimit tim me pas te
interesohet se c’portret kam une.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›