E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktura intime dhe universale e Moikom Zeqos

Ekspozita Kuajt e Suiftit bashkon pasazhe te jetes se perditshme dhe kompozime te figurave mitologjike.


Cikli i figurave mitologjike kuajve nudove dhe portreteve te shkrimtareve
eshte koleksioni i pikturave ne pastel te arkeologut historianit dhe studiuesit Moikom Zeqo. Te 63 pikturat jane pjese e ekspozites Kuajt e Suiftit e cila qendron e hapur deri me 21 shtator ne galerine Zenit.


Zeqo e ka quajtur keshtu ekspoziten jo vetem se numri me i madh i pikturave i takojne ketij cikli por edhe pse koncepti qe i ka krijuar bazohet ne motivin e kuajve motiv qe Zeqo e ka marre nga libri Udhetimet e Guliverit i Xhonatan Suiftit. shte nje veper qe ai e vlereson nje nga me emblematiket e njerezimit e shkruar nga nje shkrimtar gjenial dhe i paperseritshem.


Piktura e Zeqos ka lindur nga studimi i librave te shumte mbi artin boteror dhe ate shqiptar. Ai eshte edhe autor i Historise se Artit per shkollat e mesme dhe tri librave per ikonografin e njohur shqiptar Onufri Onufri Mes Laokontit dhe Krishtit dhe Bota e krijuar nga Onufri.


Ai ka punuar gjithmone ne menyre autodidakte me pikturen nuk ka ndjekur nje shkolle te mirefillte arti. Sipas Zeqos ata piktore qe e ngrejne artin e tyre mbi formimin qe i jep nje shkolle e caktuar duke lene menjane kulturen e leximeve bejne nje art te ftohte qe nuk komunikon me shikuesin.


Qellimi i tij me kete lloj arti eshte ngjallja e ndjesive estetike permes ngjyrave te ndezura dhe metaforave qe ai perdor ne pikturen e tij. Puna ne pastel e ndihmon per kete dhe me kete teknike punon me lirshem sidomos kur e ka te qarte idene dhe subjektin e piktures qe mendon te realizoje. Ai mendon se piktura e tij komunikon gjendje shpirterore dhe ide me shikuesin.


Une jam per artin figurativ. Jo se jam kunder abstragimit por jo deri ne tjetersimin e te drejtes absolute te figuratives perfundon Moikom Zeqo.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›