E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston gjashte shperndaresit e parave false

TIRAN- Policia e kryeqytetit ne bashkepunim me sektorin e krimit-ekonomik pas 16 muajve hetim arrestuan gjashte shperndaresit e 50 mije eurove false te sjella nga Maqedonia.


Lajmi konfirmohet nga vete drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj i cili gjate nje konference per media njoftoi finalizimin me sukses te operacionit te koduar me emrin Graniti 2 duke arrestuar dy pogradecare dhe kater banore te Tiranes.


Sipas drejtorit Vocaj policia arrestoi mesnaten e se martes shtetasit Ndrek Bicuku Shkelqim Bufi Dashamir Shehi Thanas Xhuxhi Edmond Shehi dhe Ilir Prifti duke iu sekuestruar 50 mije euro te prerjeve 100 euro false te cilat ishin llogaritur per tu hedhur ne tregun e Tiranes pasi vinin nga Maqedonia. Arrestimi i tyre u be ne kuader te dy procedimeve penale pas nje hetimi 16-mujor me metoda speciale te hetimit ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane.


Ne momentin e arrestimit te gjashte shtetasve ne vendin e quajtur tek Dogana e Tiranes atyre iu sekuestruan me cilesine e proves materiale 50 mije eurot te prerjeve 100 euro te falsifikuara disa telefona celulare dhe mjete te tjera komunikimi qe te arrestuarit kishin me vete thuhet nga policia.


Nderkaq sipas burimeve nga prokuroria personat e arrestuar kishin rolin e shperndaresve te parave false ne tregun shqiptar ku perfitonin 15 te shumes qe shisnin ne treg. Ndersa ka mundur te shpetoje dhe eshte shpallur ne kerkim personi qe mendohet se i ka sjelle nga Maqedonia i cili mendohet se eshte edhe koka e ketij rrjeti te parave te falsifikuara.


Ndaj te arrestuarve prokuroria ka ngritur dyshimet e kryerjes se vepres penale te falsifikimit te monedhave ne bashkepunim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›