Miri: Do të luaj sikur të jetë java e fundit në Big Brother
Pas spektaklit të së shtunës, marrëdhënia e Seldit dhe Domenikës ka qenë në qendër të diskutimeve. Një ftesë që Miri i ka bërë Domenikës për të kërcyer, ka ndezur sërish debatin, në të cilin janë përfshirë edhe banorët e tjerë. Ndërkohë Jetmiri ka vendosur që të ndërhyjë më shumë kësaj jave në lidhjen e tyre.
Miri fton Domenikën në kërcimJetmiri fton Domenikën për të kërcyer nën ritmin e qetë të muzikës. Ai përfiton nga rasti për ta pyetur Domenikën mbi problemin në lidhje me xhelozinë e Seldit dhe ajo i thotë se ashtu siç e pohoi edhe ai vet, ndoshta gjërat janë bërë pa dashje. Domenika thotë se thjesht bisedat ndërmjet tyre e kanë bezdisur Seldin. E habitur nga kjo ftesë për vallëzim, ajo e pyet Mirin nëse e bëri kot, apo e ndjente me të vërtetë. Miri ia kthen se e ndjente dhe ndaj e ftoi në kërcim dhe sepse ishte një këngë që i pëlqente. Domenika shprehet se ajo këngë tashmë mbaroi dhe Miri duke dëgjuar këto fjalë, i thotë se do donte të kërcente edhe një tjetër këngë, por gjithsesi e pyet nëse do të ulet. Domenika pohon dhe Miri e falënderon për vallëzimin e të dy ulen.
Seldi dhe Mandi kapen me MirinNdërsa janë në përfundim të darkës, Hakiu shprehet se duke dëgjuar këtë muzikë romantike, do donte që tani në vallëzim të kishte një nga ish-banoret e “Big Brother”, Enxhin. Erioni, duke vazhduar bisedën, tregon se do donte të kërcente me Arbanën. Miri ngrihet sërish nga tavolina dhe shkon pranë Domenikës për të kërcyer sërish, por ajo nuk pranon. Seldi hidhet duke thënë se Miri po e fton Domin për ta bërë atë xheloz. Miri ulet në tavolinë dhe duke iu drejtuar Domenikës thotë me ironi se Seldi e kuptoi qëllimin e tij. Seldi i kthehet me fjalë të ashpra dhe i thotë se kur të ftojë një njeri në vallëzim, të mos i lutet në mënyrë kaq të ulët herë tjetër. “Kur ta do shpirti e bën edhe ashtu”, ia kthen Miri. Mandi ndërhyn në bisedë, duke i thënë Mirit se tani bëri një humor si ai i ‘97. Miri e pyet nëse atij i pëlqeu, gjë që Mandi e mohon, kurse Miri ia kthen se nuk i bëhet vonë dhe se atij nuk duhet t’i pëlqejë patjetër. Domenika që deri në ato çaste ishte pranishme, ngrihet të largohet nga kjo situatë e rënduar mes djemve. Ironitë mes tyre vazhdojnë.
Seldi ironizon DomenikënBanorët ngrihen nga tavolina e shtruar në kopsht për të shkuar brenda në shtëpi. Seldi, sapo futet brenda, i drejtohet Domenikës duke i thënë se ndërmjet saj dhe Mirit po lind një dashuri e re. Domi habitet nga këto fjalë dhe thotë se ajo nuk e sheh kështu këtë gjë, ndryshe nga Seldi. Domenika i mendon si provokime të Mirit, kurse Seldi i quan si pasojë e konfidencave që ajo ia ka dhënë atij. Seldi vazhdon ta ironizojë Domin, ndërsa Klodi dhe Jona ndërhyjnë për të zbutur situatën. Jona e këshillon që të bisedojë qetësisht e jo të përdorë ironi, por sipas Seldit, problemi kryesor mes tij dhe Domit ka qenë mungesa e komunikimit. Seldi rri pak kohë i qetë, pastaj fillon sërish nga ironitë. Domenika ia kthen se ajo nuk po e provokon, ndaj nuk duhet t’i flasë ashtu. Me ton të prerë, ajo shprehet se nëse ai do luftë, do ta ketë prej saj.
Banorët komentojnë marrëdhënien e Seldit dhe DomitSeldi i afrohet Domenikës e pasi e puth, ulet të bisedojë me të. Duke debatuar sërish për kërcimin që ajo pati me Mirin, ata kërkojnë edhe mendimin e banorëve të tjerë. Jona mendon se Seldi duhet të ketë besim te Domi, sepse ajo pranoi kërkesën për kërcim sa për mirësjellje, ndaj dhe ai nuk duhet të sillet kështu. Edhe sipas Hakiut, nuk ka asgjë të keqe, por Domi duhet t’i tregojë më shumë ndjenjat që ka për Seldin e nëse nuk ka, t’ia thotë. Klodi mbështet mendimin e dy parafolësve. Ai shton se edhe bisedat mes saj dhe Mirit nuk janë të tepruara. Seldi acarohet, ndërsa Erioni e ndërpret, duke i thënë se ai po sillet njësoj si Bertina e bën krahasimin mes tij, Mirit dhe Domit me raportin e tij me Oltën dhe Bertinën. Si përfundim, Erioni shprehet se lidhja shihet jashtë, ndërsa këtu ata duhet të kenë marrëdhënie me të gjithë të tjerët. Hakiu ndërhyn sërish, duke thënë se është i sigurt që Seldi ka ndjenja për Domin, ndërsa për të anasjellën jo.
Domenika, Hakiut: Ti nuk më le të sqarohem me SeldinDomenika acarohet nga fjalët që i tha Hakiu për lidhjen mes saj dhe Seldit. Ajo ia thotë në sy këto gjëra dhe mendon se Hakiu e nxiti diskutimin në këtë pikë e sipas saj, sqarimi me Seldin mbeti përgjysmë. Hakiu habitet nga fjalët e Domenikës dhe thotë se ajo vetë kërkoi opinionin e tyre për lidhjen me Seldin. Domenika këmbëngul se nëse ai donte që ajo të zihej sërish me Seldin, ia arriti qëllimit. Sipas saj, Hakiu po i bie më qafë kot, pa të drejtë dhe e nxiti debatin me Seldin pikërisht kur i tha atij se mendon që Domi po luan me të. “Ti nuk i di ndjenjat e mia për Seldin”, shprehet ajo e nervozuar. Hakiu thotë se nuk e nxiti, ndërsa Domi insiston se ai, duke ditur se si ishte situata mes tyre, tha që ajo po luan me Seldin. Sipas saj, këtu në “Big Brother” ajo nuk do mund ta çojë këtë lidhje aty ku do pikërisht nga ndërhyrjet e të tjerëve. Hakiu i thotë sërish se ajo po flet gabim, sepse ai nuk nxiti asgjë e se vetë kërkoi opinionin e tij. Seldi vjen aty dhe shprehet se nuk merr parasysh se çfarë i thonë të tjerët e duke bërtitur, shprehet me ironi se “shyqyr që u pajtua Domi me Mirin e mund të rrinë 24 orë bashkë”.
Seldi dhe Domenika rilidhenSeldi e merr Domenikën në kopsht. Fillimisht ajo nuk pranon, pasi është ende e acaruar, por ai e merr me të mira dhe të dy dalin jashtë. Ata fillojnë të bisedojnë për marrëdhënien që ka ajo me Mirin dhe e këshillon që edhe ajo të veprojë si Jona, që nuk e toleroi aspak Mirin për shakanë që i bëri. Më pas, të dy fillojnë të përkëdhelen e të flasin dhe shpesh shkëmbejnë puthje, duke konfirmuar edhe një herë lidhjen e tyre. Të dy shprehen se e ndjenë mungesën e njëri-tjetrit gjatë kësaj jave që nuk kanë folur, ndërsa Domi thotë se ajo, gjatë kësaj jave ka parë çdo reagim të tijin. Të dy flasin për gjërat që nuk i pëlqejnë te tjetri e duke dalë para pasqyrës, i tregojnë ato si në formë këshille dhe për veten, duke i shkruar madje në xham ato. Domenika thotë e para se nuk i pëlqen impulsiviteti i tij, xhelozia, ironia, pirja e cigares në mënyrë të tepruar etj. Ajo shprehet se ka edhe gjëra që i pëlqejnë, por që nuk do t’ia thotë tani. Edhe Seldi është dakord me këtë ide. Të dy futen brenda në dhomë dhe befasohen kur gjejnë shtratin e tyre të rregulluar dhe zbukuruar në mënyrë romantike nga Klodi. Ai ka vendosur lule dhe zbukurime të marra nga darka e mëparshme, madje dhe ushqime dhe i lë vetëm në dhomën e gjumit, të paktën për disa çaste. Seldi dhe Domenika puthen e përqafohen. Ata shtrihen afër e afër e të dy flasin për mungesën ndaj njëri-tjetrit këto ditë që ishin zënë.
Miri: “Ata po më fusin në lidhjen e tyre”Hakiu i tregon Mirit për debatin me Domenikën. Miri tregon se dëgjoi të bërtitura dhe Hakiu tregon se ky ishte reagimi i Domit pasi për të, ajo po mundohej t’ia hidhte fajin atij për të dalë vetë e larë. Ai tregon disa shprehje të saj, ndërsa Miri thotë se edhe ai kishte dëgjuar diçka të ngjashme mes Seldit dhe asaj. Sipas tij, Domi ka vënë kontrollin ndaj Seldit. Miri tregon se këtë javë ka ndërmend të flasë me zë të lartë për Domin dhe Seldin dhe do të luajë sikur të jetë java e fundit për të në “Big Brother”, jo se ka frikë Mandin apo Manalin. Ai shprehet se do flasë gjëra që do t’i trondisin ekzistencën atyre si çift, për lojën që po bëjnë lidhu-ndahu, një mënyrë për ta bërë kurioze lidhjen e tyre, për të bërë show me këtë lidhje. Sipas tij, ata shfrytëzuan rastin sot që t’i bënin të ditur se ai kishte hyrë mes tyre, se kishte bërë Seldin xheloz, gjë që ai nuk e dinte fare se ekzistonte kjo situatë. Miri arsyeton se ata po marrin protagonizëm nëpërmjet tij, gjë që atyre të dyve u leverdis. Ai tregon se me Domin nuk ka ndenjur më shumë se dy herë në katër ditë që kanë folur, pavarësisht se Seldi thotë 24 orë në 24. Miri mendon se ata po e fusin atë në lojë, duke i dhënë rolin sikur ai po i vardiset Domenikës. Sipas Mirit, ata asnjëherë s’kanë qenë bashkë e këtë gjë do t’ua thotë në sy. Miri mendon se ata e kanë shfrytëzuar imazhin e tij, pikërisht se ai nuk dinte asgjë nga këto që ndodhnin pas shpinës së tij. Ai tregon se edhe nëse i ka folur Domit, e ka bërë pa të keq, ndërsa tani që e ftoi në vallëzim, e bëri me qëllim e kështu do vazhdojë gjithë javën, meqë ata e duan këtë lojë. Edhe Hakiu mendon se është shumë e ulët ta shesësh ndjenjën për një lojë, gjë të cilën ai e dyshon. Miri shprehet se u habit dhe u zhgënjye nga gjithë kjo situatë, e cila realisht nuk qëndron.
Seldi debaton me ManalSeldi del në kopsht ku ndodhet Manal dhe i kërkon një cigare. Ajo i përgjigjet se nuk ka, ndërsa ai i thotë se po bëhet shumë kurnace, sepse Hakiut i dha një. Seldi vazhdon duke i thënë se ajo i ngjan atij monstrës që po fle (Mirit) dhe se ai e ka bërë si vetja, duke shtuar se ajo, këtë javë, rrezikon eliminimin. Manal ia kthen se cigaret nuk janë të sajat dhe nëse është kthyer në monstër, është për veten e saj. Seldi i thotë se nuk e ka te cigaret, por te fakti se ajo është shpirt i keq. Seldi e ofendon dhe thotë se po e provokon për t’i parë zemrën, se ndoshta kishte ndryshuar. Ajo ia kthen se ai nuk e njeh për të gjykuar ka ndryshuar apo jo, por Seldi insiston tek epiteti që i vuri, kurnace.
Largimi i TatianësKlodi dhe Hakiu shikojnë Manalin që rri vetëm dhe i thërrasin të bashkohet me ta, por ajo refuzon duke thënë se po rri në diell. Klodi thotë se vuri re se Manal ishte e mërzitur që gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mendon se ndoshta e ka nga dalja e Tatianës. Kur përmendet Tatiana, edhe Hakiu tregon se nuk e priste që ajo të eliminohej, por shton se Tatiana e mori keq nominimin gjatë javës së kaluar. Të dy me Hakiun mendojnë se edhe jashtë do t’i presin gjëra të mira e se do t’u ofrohen shumë mundësi. Hakiu mendon se Tatiana ishte një personazh shumë i veçantë, një e huaj që dinte gjuhën dhe zakonet shqiptare. Klodi mendon se fakti që ishte e huaj, e bëri që të dalë sepse të tjerët kishin përkrahësit e tyre.
#