Pikturë e muzikë nga Ilir Zefi
Atij i pëlqejnë telajot e dimensioneve të mëdha, sepse në këtë mënyrë i jepet mundësia të takohet me publikun në kohë reale, duke vënë në dukje momentin krijues që e çon në realizimin e një vepre arti. Një eksperiment i shenjuar prej improvizimit, sipas së cilit rikrijohet atmosfera e studimit dhe e procesit krijues që e dallon artistin shqiptar Ilir Zefi prej të tjerëve. Kështu, është ndërtuar ekspozita “PaintingJazz-In” e piktorit Ilir Zefi, e cila do të çelet në Romë më 8 prill, në sallën “Santa Rita”. Artisti shqiptar niset pikërisht prej muzikës për të realizuar drejtpërdrejt nga sallë një vepër të dimensioneve të mëdha, një proces krijues të një vepre arti, të cilën e shijon bashkë me publikun në kohë reale. Kjo ide e artistit nuk bazohet në asnjë projekt, por vetëm mbi improvizimin ku rikrijohet atmosfera e një studioje dhe procesi krijues që e dallon artistin nga të tjerët.
Në këtë performancë artistike marrin pjesë edhe instrumentisti Luca Nostro dhe banda milaneze “Calibro 35”. Piktori Ilir Zefi ka lindur në Mirditë. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës, në vitin 1987. Aktiviteti i tij artistik ndahet mes Romës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
#