E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pilotët e FA dhe FSK trajnim të përbashkët për rritjen e gatishmërisë operacionale

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Bazuar në marrëveshjen bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), pilotët e FA dhe FSK-së zhvilluan një trajnim të përbashkët për rritjen e gatishmërisë operacionale.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau në rrjetet sociale, pamje nga trajnimi i pilotëve.

Kapiten Atdhe Hasani, u shpreh se “jemi këtu për të realizuar programin për fluturime me helikopter Cougar, program i cili është paraparë tek marrëveshja bilatarale, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.

“Prezenca jonë këtu na mundëson që të vijojmë shkëmbimin e përvojave gjatë fluturimeve me helikopter, Cougar dhe të mësojmë se si duhet të veprojmë në raste të emergjencave, në raste të operacioneve”, tha Hasani.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›