E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora e parë mbi Kukës, Librazhd e Dibër

Reshjet e para të shiut që kanë nisur në zonën verilindore të Shqipërisë u shoqëruan sot edhe me reshjet e para të dëborës në lartësinë e mbi 1500 metrave mbi nivelin e detit në malet e qarkut të Kukësit.

Ndërkaq dëbora që ka nisur që në orët e para të mëngjesit edhe në malin e Shebenikut si dhe Fushë Studën të komunës Stëblevë, ka mbuluar rreth 5 centimetra të gjithë zonën.

Po ashtu reshje dëbore janë raportua edhe në shumë fshatra të qarkut të Dibrës në Shqipërinë Lindore./Start/

                                                                                             2011-10-09 15:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›