Pinari Henri e Delijorgji u njohen ne zyren time

Ish- drejtori i MEICO- akuzoi prokurorine se ka manipuluar leterkembimin e tij me Patrik Henrin per projektin e demontimit
TIRAN- Ish-drejtori i MEICO-s tashme i pandehur Ylli Pinari mohoi dje pretendimet e prokurorise te ngritura ne seancen e kaluar ne lidhje me perzgjedhjen e paramenduar te kompanise amerikane SAC per demontimin e municioneve dhe perfshirjen ne kete biznes te te pandehurit Mihal Delijorgji me sugjerim te tij. Takimi mes Mihal Delijorgjit dhe Patrik Henrit ka ndodhur ne zyren time te ndermarrjes MEICO ne veren e vitit 2006.
Ai qe nje takim i rastesishem pasi Mihal Delijorgji vinte ne zyren time shpesh ne ate kohe per shkak te perfundimit te nje projekti qe kishte pasur me nje tjeter kompani te huaj per demontim-tha Pinari dje gjate seances gjyqesore te tragjedise se Gerdecit qe zhvillohet ne Gjykaten e Tiranes ne ngarkim te tij dhe 28 te pandehurve te tjere te kesaj tragjedie. Sipas Pinarit ne kete zyre ai kishte prezantuar Patrik Henrin me Delijorgjin ndersa argumentoi se i kishte treguar amerikanit se personi ne fjale kishte realizuar disa projekte demontimi ne Shqiperi. Keshtu e argumentoi prezantimin e Delijorgjit me Hentin Pinari sipas te cilit pas takimit ata kane filluar bashkepunimin per ngritjen e nje projekti per demontim fishekesh qe u konkretizua me pas.
Nderkaq ne lidhje me leximin e e-mail-eve letrave elektronike te kembyera mes tij dhe Henrit i pandehuri Pinari i cilesoi si te manipuluara nga akuza.
Prokuroria i ka lexuar email-at letrat pergjysme dhe i ka paragjykuar. Une ne cilesine e drejtorit te MEICO-se kam pasur per detyre te gjej biznese dhe ne rastin e SAC-it kam njoftuar Henrin ne perputhje me ligjet si gjithe te tjeret. do akuze ndaj meje eshte e pavertete-theksoi Pinari para gjykates duke pretenduar se cdo marreveshje eshte bere bazuar ne ligje dhe urdhra te Ministrise se Mbrojtjes. Ne vazhdim te deklarates se tij i pandehuri tregoi para gjykates se me pronarin dhe administratorin e SAC-it Patrik Henrin ka pasur lidhje shoqerore prej kohesh pasi amerikani ishte interesuar per te realizuar endrren e tij per te nisur projektin e demontimit te municioneve ne Shqiperi.
Patrik Henri deshironte te bente realitet nje enderr ne Shqiperi te pakten nga ato qe ia vete me ka thene. Gjate disa bisedave miqesore qe kam pasur me te kjo enderr quhet Demil-Projekt. Nga ajo cka vete kreu i SAC-it me ka thene personalisht ai gjate 2006 ka krijuar kontakte me shume biznesmene dhe funksionare civile dhe ushtarake te Ministrise se Mbrojtjes per ti dhene jete projektit te tij ne Shqiperi-deklaroi Pinari duke mos permendur Henri Tomei si personi qe e ka prezantuar me amerikanin Henri.
Me te perfunduar deklaraten e tij i pandehuri Pinari para gjykates e kerkoi fjalen i pandehuri Dritan Minxholli i cili me leje te togave te zeza beri nje deklarate mbrojtjeje. Me ton te ashper dhe me ze te ngritur Minxolli i eshte drejtuar prokuroreve duke i akuzuar se gjate fazes hetimore jane treguar servile duke mos marre ne banken e te akuzuarve administratorin e firmes SAC Patrik Henri. Per 365 dite hetimi organi i centralizuar i akuzes ngriti nje keshtjelle rere brenda te ciles fsheh me perkedheli-dashuri Lepurin-Patrik. Ky i fundit ne deklarimet e tija na paraqitet si fasade apo tragjikisht i mashtruar dhe pse ne menyre te vullnetshme ka firmosur dy kontrata me Ministrine e Mbrojtjes ne cilesine e presidentit te SAC-it dhe rrjedhimisht si pronar i Albademil-it ky eshte nje absurditet-theksoi Minxholli duke e cilesuar kete proces si te njeanshem pasi vetem Delijorgji ndodhet ne banken e te akuzuarve dhe jo edhe Henri.