E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ndryshon masa e arrestit kthehet ne qeli

Tirane- Nje person i cili ishte ne masen e arrestit te shtepise te cilit gjykata ia kishte ndryshuar masen ne arrest me burg u ndalua nga policia e komisariatit nr.3 dhe per kete person policia ekzekutoi urdhrin e arrestit te leshuar nga gjykata. Griseld Gjergji 31 vjec nga Tirana u dergua nga policia e kryeqytetit ne ambientet e izolimit te burgut Jordan Misja ne Tirane duke ekzekutuar vendimin e gjykates qe ndryshonte masen e arrestit ndaj tij. Gjergji eshte ne hetim per vepren penale te Prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe te Kanosjes. Vendimi eshte ndryshuar nga Gjykata e Apelit duke zevendesuar masen e arrestit te dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare ndaj tij.


Arrestohet i kerkuari per plagosje

Kavaje- Nje person i shpallur ne kerkim per vepren penale te plagosjes se lehte me thike u arrestua nga policia e komisariatit te Kavajes vetem nje dite pas shpalljes se tij ne kerkim policor. Kaudio Burimi 18 vjec banues ne Kavaje. ishte shpallur ne kerkim ne 3 tetor te ketij viti me akuzen e per plagosje te lehte me dashje me arme te ftohte thike. Sipas policise Burimi akuzohej se kishte plagosur Ergest Hoxhen ngjarje e ndodhur ne Kavaje te shtunen ne mesdite. Sipas burimeve te policise ngjarja kishte ndodhur per motive te dobeta ndersa i demtuari kishte marre nje plage te lehte ne trup dhe pas mjekimit ne spital ishte rikthyer ne shtepi. Policia kishte identifikuar autorin e ngjarjes menjehere pas krimit duke e shpallur ate ne kerkim policor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›