E Diel, 1 Nëntor 2026

Falja fiskale perfitime edhe per sigurimet shoqerore te papaguara

Falja fiskale, e cila do të zgjasë deri në fund të këtij viti ka bërë përfitues një numër të madh njerëzish.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqëerore, në muajt e fundit janë shtuar të ardhurat nga kontributet për këtë vit, duke dëshmuar për pagesën gjithmonë e në rritje për detyrimet e këtij vitit, me qëllim përfitimin nga falja.

Ky institucion u bën thirrje qytetarëve që të përfitojnë sa më parë nga ligji i faljes.

Drejtues të tij, konfirmojnë se kjo vjen si pasojë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për faljen e kontributeve të papaguara në vite, kamat-vonesave dhe gjobave.

Sipas drejtorit të Kontributeve, Naim Balluku, një masë e madhe e qytetarëve kanë paguar sigurimet për këtë vit, me qëllim që të përfitojnë nga falja fiskale.

Deri tani, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka fshirë nga regjistri, të gjithë debitorët e vetëpunësuar, ndërsa bën thirrje që qytetarët të prfitojnë sa më parë nga falja fiskale, proces i cili përfundon në fund të vitit 2011.

Sipas ligjit të faljes fiskale të gjithë të vetëpunësuarve, u falen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe gjobat e kamat-vonesat e papaguara deri me 31 dhjetor 2008.

U falen gjithashtu dhe 2 vitet e fundit nëse paguajnë detyrimin e tyre për sigurime për vitin 2011.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›