Pinari u gezohet ambienteve te stervitjes Tani impenjohemi me shume

Prej dites se enjte Shkolla e Bashkuar eshte kthyer ne qendren stervitore te ekipit te kuq
Dy humbjet e fundit ne kampionat ndaj Mamurrasit dhe ndaj Burrelit duket sikur kane kaluar qetesisht pasi skuadra e Partizanit eshte ngushelluar me ambientet e reja stervitore. Per ekipin e Bajkos kalimi nga Kodrat e Liqenit tek nje fushe reale futbolli eshte i madh keshtu edhe humori ne skuder sikur eshte permiresuar. Ne kete atmosfere pa dyshim ka ndikuar edhe festa e bere ne Kukes disa dite me pare kur Partizani luante ndaj skuadres vendase me rastin e inaugurimit te fushes se Kukesit. Nje feste e bere ne qytetin verior duket se ka sjelle edhe nje ngrohje te atmosferes brenda ekipit. Sipas kapitenit te skuadres Luan Pinari tashme gjithcka eshte ne rrugen e duhur dhe nje gje e tille duhet treguar edhe ne fushen e blerte. Mund te them se situata brenda klubit eshte mjaft e mire dhe te gjithe jemi duke u stervitur shume qe te arrijme te bejme paraqitje dinjitoze ne ndeshjet e ardhshme. Dua te falenderoj shume drejtuesit e Shkolles se Bashkuar dhe te gjithe ata qe bene te mundur kalimin tone ne keto ambiente per te kryer stervitje. Ne Shkollen e Bashkuar kemi gjetur nje mikpritje te vecante dhe kjo na ka dhene nje stimul me shume - ka pohuar Pinari. Me pas futbollisti ka folur edhe ne lidhje me gjendjen aktuale te lojtareve qe jane pjese e skuadres. Te gjithe jane ne forme shume te mire dhe po sterviten ne menyre konstante. Fakti qe tani stervitemi ne nje fushe futbolli ka sjelle edhe nje impenjim te madh nga te gjithe lojtaret e Partizanit. Deshira per tu pergatitur eshte e madhe dhe kjo na jep edhe me shume siguri per te ardhmen. Tashme nuk ka me justifikime per stervitjen dhe nje gje e tille duhet te pasqyrohet edhe ne lojen tone ne fushe - shprehet kapiteni i Partizanit.
Moti i keq
Ekipi i Partizanit do te zhvillonte javen e 12-te te kampionatit ndaj Gramshit ne transferte megjithate nje gje e tille nuk eshte bere per shkak te shtyrjes se kampionatit si pasoje e shirave te shumte. Shtyrja e kampionatit na ka dhene nje plus me shume ne pergatitjet tona per takimin e radhes. Ne kete menyre skuadra do te kete me shume kohe te pergatise takimin ndaj Gramshit ose ndaj Ades nese java e prapambetur do te shtyhet. Ne do te perpiqemi te japim me te miren ne fushe dhe shpresojme te marrim rezultate pozitive deri ne mbyllje te kesaj faze - ka perfunduar Pinari.
Pushim
Diten e djeshme stafi teknik i skuadres se kuqe kishte parashikuar nje stervitje te lehte te Kodrat e Liqenit Artificial dhe jo ne fushen e Shkolles se Bashkuar pasi ishte parashikuar qe te luhej edhe ndeshja ndaj Gramshit e cila nuk u zhvillua per shkak te shtyrjes se kampionatit pas vendimit te marre nga Federata Shqiptare e Futbollit. Por edhe pse ishte parashikuar nje stervitje e lehte trajneri Bajko ka lene pushim skuadren per shkak te shiut te madh qe ka rene ne kryeqytet gjate dites. Vetem disa futbolliste kane zhvilluar nje vrapim te lehte.