Bekenbauer per boterorin ne Katar Te mbahet ne janar ose shkurt

Per Bild Kajzeri shpjegoi se boterori qe do te mbahet ne Katar mund te zhvillohet ne muajin janar ose shkurt pasi keshtu shmangen temperaturat e larta
Qe ne momentin kur Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s zgjodhi dy vendet organizatore te edicionit te 20-te dhe 21-te te boterorit polemikat dhe surprizat nuk kane reshtur. Dy dite me pare shtypi britanik aludoi se te gjithe e dinin se Rusia do te fitonte te drejten per te organizuar Boterorin e 2018-s nderkohe qe dje nje figure e sportit boteror ka habitur te gjithe duke dhene nje ide gjeniale per sa i perket boterorit te 2022-shit atij qe do te mbahet ne Katar.
Per te shmangur vapen
Franc Bekenbauer anetar i Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s hodhi dje nje ide interesante per sa i perket Kupes se Botes Katar 2022. Me qellim qe te shmangen temperaturat e larta Kajzeri tha se ky eveniment duhet qe thjesht te mbahet disa muaj para. Neve na duhet qe te mendojme per nje zgjidhje tjeter. Mendoj se duhet qe ne 2022-shin boterori te mbahet ne muajin janar ose shkurt - tha Bekenbaueri ne nje interviste te dhene tabloidit gjerman Bild. - Ne keta muaj temperaturat ne Katar jane te pranueshme. Me sa di une jane rreth 25 grade celsius. Kjo zgjidhje do te ishte mjaft e mire edhe per sa u perket shpenzimeve te energjise elektrike. Vendi organizator eshte zotuar qe te ftohe ambientet dhe stadiumet ne menyre artificiale edhe kjo kushton.
I habitur
Me tej Bekenbaueri ne 2011-n do te lere rolin qe mbulon ne FIFA i pyetur se per cilin vend kishte votuar te enjten nuk pranoi te tregonte preferencat e tij por vetem shprehu habine e tij per rezultatin e atij votimi. Ajo cka me beri me shume pershtypje eshte fakti qe Australia ishte jashte qe pas votimit te pare. Po ashtu u habita edhe per Angline. Edhe kjo e fundit ne votimin qe u mbajt per Boterorin e 2018-s e pa veten jashte qe nga turi i pare. Kjo nuk do te thote se vendet qe kane fituar te drejten per te organizuar nje eveniment te tille nuk e meritonin. Une ju tregoj me shume siguri se si Rusia ashtu edhe Katari do te organizojne boterore fantastik - perfundoi Kajzeri.
Precedenti
Boterori qe do te shohim ne Katar mund te themi se do jete nje deja vu e atij qe kemi ndjekur ne Kupen e Botes qe u mbajt ne SHBA ne 1994-n. Edhe ne kontinentin amerikan temperaturat ishin te larta. Madje me qellim qe te shikohej edhe ne Evrope organizatoret rane dakord qe takimet te luheshin ne mesdite me oren lokale pasi keshtu televizionet e kontinentit te vjeter do te fitonin me shume duke qene se do ti transmetonin ne oraret normale pra ne mbremje. Keshtu qe Boterori i Katarit nuk eshte i pari qe mund te luhet ne furre.
Zgjidhja
Kjo ide interesante e Kajzerit do te realizohej vetem po te beheshin disa ndryshime ne boten e futbollit. Ne fakt keto ndryshme jane paralajmeruar qe ne 2012-n. Specialiste te FIFA-s kane thene se duke filluar qe nga ky vit kalendaret e kampionateve do te ndryshojne teresisht. Keshtu mendohet qe ne dimer skuadrat te bejne dy muaj pushim. Me nje revolucion te tille skuadrat nuk do te vuanin me aq shume demtimet e lojtareve. Organizmi me i larte futbollistik ka menduar qe kampionatet te zgjasin deri ne fund te muajit qershor temperaturat ende jane te pranueshme. Gjithsesi nese ky revolucion nuk do te behej atehere skenaret per Kupen e Botes 2022 qe mund te mbahet ne janar-shkurt do te ishin te tjere. Keshtu nje zgjidhje do te ishte ulja e numrit te skuadrave ne kampionate pra nga 20 te beheshin 18. Ne kete menyre skuadrat do te mund rikuperonin javet e humbura nga pauza e gjate dimerore. Ndersa nje zgjidhje tjeter pra ne funksion te Kupes se Botes qe mund te mbahet ne janar-shkurt eshte edhe ajo e nje edicioni futbollistik ku nuk do te luheshin takimet e kupave. Pra ne per nje sezon nuk do te kemi Kupen e Gjermanise Kupen e Italise Kupen e Mbretit ne Spanje etj. Pra vetem keto ndryshime mund te bejne te mundur zhvillim e Kupes se Botes Katar 2022 ne muajt janar-shkurt.
Temperaturat
Ne muajt qershor-korrik do te jete nje i nxehte me temperatura qe i kalojne te 40 gradet dhe e bejne te pamundur zhvillimin normal te ketij kompeticioni. Megjithate gjate prezantimit te ofertes se dy diteve me pare Katari premtoi se futbollistet dhe tifozet do te luanin dhe uleshin ne ambiente qe nuk i kalonin te 27 grade celsius. Energjia qe do te perdoret per kete projekt do te sigurohet permes paneleve diellore qe nuk clirojne dioksid karboni.
Pse fitoi Katari
Ka premtuar te ndertoje stadiumet e se ardhmes me arkitekturen me te perparuar qe historia e njerezimit njeh deri me sot. Per te shkuar nga nje stadium ne tjetrin maksimumi nevojitet nje ore. FIFA nuk mund te kishte zgjedhur nje vend me te mire organizator ne Lindjen e Mesme per shkak te garancive ekonomike nafta dhe gazi natyror. Ambasador i ofertes se Katarit ishte zgjedhur nje legjende dhe lotues i fuqishem si francezi Zinedin Zidan.