Ping loja
Loja me Presidentin interpretimet e Kushtetutes dhe interpretimet e vendimit te gjykates po e krijojne momentumin e zgjedhjeve te parakohshme. Dhe kjo jo pse nje gje te tille e ka kerkuar elektorati sepse ky i fundit ka kohe qe nuk pyetet per asgje dhe jo per te ndryshuar dicka ne qeverisje por sepse pushtetaret kane gabuar rruges dhe po duan qe edhe nje here tia nisin nga e para. Ping lojahellip shkojme edhe njehere nga fillimi. Kush e prishi lojenhellip
Doreheqja e Presidentit te vendit e befasishme sic ishte dhe me gjithe shpjegimet percjellese nuk rezultoi te ishte refleksion i nje vendimi te Gjykates Kushtetuese por mbi te gjitha ishte rezultat i nje perplasjeje te forte politike. Ajo me shume se gjithcka tjeter shpjegon paqendrueshmerine politike te shtetit me te ri ne Europe dhe orekset e bajraktareve te politikes se mbi te gjitha ata kane interesat personale dhe shume me pak interesat e vendit ne te cilat thirren shpesh.
Presidenti Sejdiu tashme i larguar tha se kishte pasur nje marreveshje edhe me faktore te rendesishem nderkombetare e cila nuk do te duhej qe ceshtjen e tij ta conte kurre ne Gjykaten Kushtetuese por qe ajo marreveshje ishte shkelur dhe se edhe ai i kishte parimet e tij te cilat nuk i lejonin te mbetej akoma President. Kjo pavaresisht proceseve qe ai i quante te panatyrshme ne Gjykaten Kushtetuese linte te kuptohej se doreheqja e tij mund te ishte bere edhe per ceshtje inati. Por pse Presidenti Sejdiu kishte vendosur te jepte doreheqje nga posti i Presidentit te shtetit dhe ta conte vendin ne krizen me te madhe politike qe prej shpalljes se pavaresise se vendit dhe te mos e braktiste postin e kryetarit te partise Gjykata Kushtetuese nuk i sugjeronte atij se cila do te duhej te ishte zgjedhja. Kjo eshte ceshtja. Pyetje per nje milion dollare. Eumlshte pak e besueshme qe nje njeri te jape doreheqje nga posti i Presidentit nese ai me pare nuk e ka pare rrezikun se do te mund te shkarkohej. A ka mundur qe zoti Sejdiu te kishte zgjedhur te dorehiqej nga kreu i partise dhe ta mbante postin e presidentit Ai vete thote se po. Por cilat ishin garancite se ai nuk do te permbysej vetem pak muaj me vone Duket kurrfare. Ne nje situate te tille ai do te mbetej me gisht ne goje. President i permbysur dhe pa kreun e partise qe shpreson ta rimarre edhe per nje mandat. Kjo shpjegon se ceshtja ka qene shume me serioze sesa nje vendim i Gjykates Kushtetuese. Domethene na jane carte zotnite nder veti dhe tashme secili i eshte futur luftes per te mbajtur ose per te fituar ate qe mund te fitohet. Kriza politike nuk eshte ne oborrin e tyre. Mjafton te thone se nuk duan qe vendin ta cojne ne krize politike institucionale apo te thone se vendi nuk eshte ne krize.
Tashme po flitet se si gjithe historia me Presidentin e vendit nuk ka qene e rastesishme dhe nuk eshte bere me pahir. Madje ngjarja me Presidentin Sejdiu as qe ka ndodhur tani por eshte nje ngjarje e vjeter pothuaj sa edhe vete mandati i tij. Opozitaret e partise se Haradinajt po thone se ka nje perpjekje qe Kosova te shkoje ne zgjedhje te parakohshme dhe te shpejta madje dhe ato te mbahen pa oponentin kryesor Haradinajn i cili akoma nuk i ka spastruar hesapet me Hagen apo zgjedhjet e parakohshme te perplasen edhe me zgjedhjet ne LDK te cilat nuk perjashtohet mundesia qe kete parti ta nxjerrin edhe me te dobet sesa eshte.
Lufta politike eshte krejt legjitime qofte edhe nese ajo eshte bere me matematikat e pretenduara nga nje pjese e opozites. Por ceshtja eshte se cila eshte pergjegjesia e njerezve kyc te pushtetit pse Kosova krejt befasishem mbetet pa President dhe me nje qeveri shume te brishte pas ketyre zhvillimeve. Pse zotnite e pushtetit nuk kane dashur ta shohin shkeljen e Kushtetutes per dy vjet e gjysme dhe jane kujtuar qe kete ta bejne tani. Presidenti Sejdiu tha se kishte detyrime ndaj partise dhe ishte ndjere i obliguar te kthehej te shtepia e tij duke harruar se presidenca do te duhej te ishte nje shtepi me e madhe per te. Tash po degjojme edhe Kryeministrin te kercenohet me doreheqje sikur keto postet e larta te ishin vec me la hesape. Sidoqofte loja me Presidentin interpretimet e Kushtetutes dhe interpretimet e vendimit te gjykates po e krijojne momentumin e zgjedhjeve te parakohshme. Dhe kjo jo pse nje gje te tille e ka kerkuar elektorati sepse ky i fundit ka kohe qe nuk pyetet per asgje dhe jo per te ndryshuar dicka ne qeverisje por pse pushtetaret kane gabuar rruges dhe po duan qe edhe nje here tia nisin nga e para. Ping lojahellip shkojme edhe njehere nga fillimi. Kush e prishi lojenhellip