Cana: Faleminderit tifozë, nuk na braktisët

Kapiteni shqiptar i Marsejës, Lorik Cana, falënderoi tifozët pas takimit të fituar me Strasburgun dhe arritjen e vendit të tretë. "Dëshiroj t'iu falënderoj ju tifozëve. Kemi kaluar momente të vështira gjatë këtij viti, por kurrë nuk na braktisët. Tani do ta kërkojmë këtë vend në Ligën e Kampioneve të gjithë së bashku. Të gjithë kemi dhënë maksimumin. Jemi krenar dhe do ta provojmë të shkojmë shumë larg".