Lëv “spiunon” Poloninë ne miqesoren kundër Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare niset neser drejt Gjermanisë ku do të akomodohet në hotelin "Sternen" në Kirchen-Hauzen. Përfaqësuesja jonë do të mbërrijë në orën 16:30. Stërvitjet do të ndiqen lirshëm nga fansat. Kombëtarja jonë do të qëndrojë deri më datë 28 maj, ndërsa më 27 maj është planifikuar edhe ndeshja miqësore me Poloninë. Sipas gazetës lokale "Trossniser Zeitung", të dërguar të trajnerit të përfaqësueses gjermane, Johakim Lëv, dotë ndjekin nga afër këtë miqësore, pasi Polonia është një nga kundërshtarët në grup të Gjermanisë, më të cilën do të ndeshet për Euro 2008, më 8 maj në Klagenfurt. Përfaqësuesja polake ka mbërritur qysh të hënën në Donaueschingen, ku trajneri holandez Leo Benhaker kreu edhe stërvitjen e parë.