“Duel” shqiptarësh, Xhemaili kundër Metajt

Sfidë shqiptarësh në Holandë U21-Zvicër U21. Shqiptari nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, është përfshirë në listën e Zvicrës U-21 për ndeshjen përcaktuese të 23 majit kundër Holandës në Tilburg. Xhemaili, i cili luan për ngjyrat e Boltonit në Angli ka luajtur 13-herë për përfaqësuesen U-21 të Zvicrës, ku ka arritur të shënojë 4 gola. Po me formacionin zviceran është thirrur edhe kosovari Shkëlzen Gashi (asnjë ndeshje zyrtare), i cili luan me Shafhauzenin, skuadër me të cilën Kombëtarja A e Shqipërisë do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore. Te Holanda U-21 është thirrur kosovari Shkodran Metaj, i cili luan me Groenginen