E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piratët serbë sulmojnë faqen e Partizanit

Faqja zyrtare në internet e klubit të futbollit "Partizani", fkpartizani.al është sulmuar nga piratë interneti serbë. Hajkerat kanë mundur të vendosin në "home" (faqen e parë) shkrimin "Kosova është Serbi" dhe thirrje të ndryshme antishqiptare, por në gjuhën angleze.
Sipas një burimi nga Shqipëriacom.shpk, ku është hostuar edhe faqja e Partizanit, në total ishin 12 faqe interneti të sulmuara nga piratët serbë. Lajmin e konfirmoi edhe një nga zëdhënësit e klubit të kuq.
Momentalisht faqja është jashtë funksionit për lexuesit, por nën kujdesin e monitorimin e kompanisë më të madhe për programimin dhe hostimin e faqeve të internetit në Shqipëri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›