"Pinjolli i Mugoshes, jo rruges Shqiperi-Kosove"
Kreu i diplomacise Basha, akuzoi dje se nje nga politikat kryesore te PS-se per te mos ndertuar rrugen, ishte qe Kosova te mos kishte akses te lire ne det dhe Evrope. Ne kulmin e marredhenieve dhe bashkepunimit me shtetin me te ri, Basha u shpreh dje se per te majten, rruga Durres-Kukes nuk duhet te ndertohej, sepse portet shqiptare nuk duhet te beheshin portet me te rendesishme te rajonit, sepse rruget e Kosoves per ne Evrope duhet te kalonin neper Serbi. Rruga nuk duhej te ndertohej sepse tregu i trevave shqiptare nuk duhej te unifikohej. "Pak pas fillimit te punimeve, Edi Rama nisi sulmin e eger ndaj ketij projekti te shekullit. I ndergjegjshem se perfundimi i rruges Durres -Kukes komprometon rende te ardhmen e tij politike, ky pinjoll i denje i Dushan Mugoshes dhe Koci Xoxes mori stafeten nga ata qe per 8 vjet penguan me cdo kusht ndertimin e rruges dhe mobilizoi mercenaret e tij, per te nxire dhe perbaltur kete projekt gjigant", replikoi Basha.