Rama: Veteranet, idealizmi udherrefyesi yne
Kryetari socialist, Edi Rama festoi dje se bashku me veterane nga i gjithe vendi, 64 vjetorin e clirimit te vendit. Ne takimin qe nisi nen tingujt e himnit te flamurit dhe te kenges "Per ty Atdhe", kryesocialisti kerkoi bashkimin e shqiptareve ne emer te se ardhmes. "Po e nis me nje mesazh urimi per te gjithe ju, nga Kosova e lire, e pavarur dhe demokratike, ku pata privilegjin te jem dje, ne 28 Nentorin e pare qe gdhiu ne Kosoven e lire", u shpreh Rama. Duke vleresuar veteranet per kontributin e cmuar te tyre, Rama iu perul me mirenjohje veteraneve qe erdhen nga te gjitha anet e vendit. "Ne mundemi dhe mundemi ne radhe te pare fale jush, miqte tane te shtrenjte, veterane e veterane, dhe fale atyre qe kur e nisen luften praktikisht nisen nje mision te pamundur dhe sollen lirine, qe u be e mundur pikerisht sepse asgje nuk eshte e pamundur, ne rast se ne jemi bashke", u shpreh Rama. Ai theksoi se ne takimet e shpeshta qe kryen, ata qe nuk harron kurre, jane veteranet dhe veteranet e luftes se dyte boterore, te cilet kane trokitur dhe vazhdojne tek ai. "Asnjehere nuk kane trokitur per te zgjidhur halle apo per te kerkuar favore, por gjithmone per te ngritur shqetesime te komunitetit ku jetojne. Ky idealizem qe vazhdon dhe mbartet prej te gjitheve ju eshte sot me i domosdoshem se asnjehere tjeter per Shqiperine qe duam te ndertojme", vijoi ai.